
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Gjyqtarët e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë morën pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi drejtësinë administrative me temë “Perspektiva krahasuese nga Shqipëria dhe Austria”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda, theksoi:
“Administrata publike është ‘fytyra e parë e shtetit’ me të cilën qytetarët përballen çdo ditë. Për këtë arsye, gjykatat administrative janë rojtare të ligjit, por edhe garantë të besimit qytetar. Misioni i sistemit të drejtësisë mbetet i palëkundur: forcimi i vazhdueshëm dhe pa kompromis i shtetit të së drejtës përmes kontrollit gjyqësor. Kjo është pika e takimit për të dy juridiksionet: austriak dhe shqiptar. Në këtë kuptim, Austria dhe Shqipëria janë shembuj plotësues. Austria na tregon se si një traditë e gjatë konsolidon parime dhe standarde. Shqipëria tregon energjinë dhe guximin e një sistemi në ndërtim, që përpiqet të përafrohet me Evropën dhe të japë rezultate konkrete për qytetarët.”
Një delegacion prej 29 gjyqtarësh austriakë, anëtarë të Shoqatës Evropiane dhe Shoqatës Austriake të Gjyqtarëve Administrativë, ndodhen në Shqipëri, vizitë e cila ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe për forcimin e lidhjeve mes institucioneve gjyqësore.
Fjalën e plotë të Zëvendëskryetarit Ilir Panda, klikoni këtu
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al