
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë mirëpriti Kryetaren e Gjykates së Lartë të Holandës, znj. Dineke de Groot, në vizitën e saj të dytë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë vizitës, Presidentja De Groot u takua me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, si dhe me gjyqtarë të tjerë, në vijim të dialogut institucional të nisur shtatorin e vitit të kaluar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet dy gjykatave të larta.
Vizita shënoi nisjen e projektit MATRA “Forcimi i rolit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë përmes bashkëpunimit gjyqësor”, i zbatuar nga Dutch Training and Study Centre for the Judiciary (SSR), me synim fuqizimin institucional përmes shkëmbimit të përvojës dhe praktikave më të mira.
Në këtë kuadër, Presidentja De Groot zhvilloi edhe një workshop me gjyqtarët dhe Njësinë Ligjore, duke nxitur diskutimin mbi praktikën gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës dhe zhvillimin institucional.
Vizita rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës përmes partneritetit dhe bashkëpunimit profesional afatgjatë.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë






