Takimi i Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Shqipërisë dhe Kilit në Kongresin e XV-të të IASAJ

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Në ditën e fundit të Kongresit të XV-të të IASAJ, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, pati një takim të veçantë me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Kilit, z. Ricardo Blanco Herrera. Gjatë këtij takimi, ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e gjykimit administrativ në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Asambleja e Përgjithshme e IASAJ njoftoi gjithashtu zhvillimin e Kongresit të ardhshëm në Madrid në vitin 2028.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al