DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit! Kryetarët e të dy gjykatave z. Sokol Sadushi dhe znj. Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.
Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjelltë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parasysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës.
Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë!
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al