
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
U zhvillua të enjten, në Gjykatën e Lartë, seanca gjyqësore përpara Kolegjeve të Bashkuara, në kuadër të procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar, mbi masat e sigurimit personal. Palët paraqitën argumentet e tyre në lidhje me çështjet e shtruara për shqyrtim, duke trajtuar në mënyrë të detajuar aspektet ligjore dhe konventore që lidhen me standardin e arsyetimit, proporcionalitetin dhe karakterin përjashtimor të masës së “arrestit në burg”, si edhe dhanë sqarime dhe qëndrime ndaj pyetjeve të ngritura nga trupi gjykues.
Seanca u zhvillua me praninë e medias, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe komunikimit me publikun.
Shpallja e vendimit do të njoftohet në vijim, sipas rregullave procedurale.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë



