
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi mori pjesë në Seminarin e V të 𝐀𝐂𝐀-𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 organizuar nën Presidencën Suedezo - Finlandeze në Hagë, nga Këshilli i Shtetit Holandez dhe atij të Belgjikës.
Seminari i këtij viti, trajton tematikën “𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐧𝐞𝐜𝐢𝐥𝐞𝐬𝐢𝐧𝐞 𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐥𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭”, ku në sesione të ndryshme, diskutohet funksioni këshillimor legjislativ (duke përfshirë konsultimin me Gjykatat e Larta Administrative); rishikimin kushtetues “ex ante” nga organet këshillimore dhe Gjykatat Administrative; si dhe dialogun gjyqësor me legjislatorin.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë - Supreme Court of the Republic of Albania, prej anëtarësimit të saj në vitin 2021, luan një rol tepër aktiv në veprimtaritë e ACA Europe, duke kontribuuar në shkëmbimin e informacioneve të ndryshme sipas tematikave që trajtojnë organizimet e herëpasherëshme.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al