
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, zhvilloi një takim akademik me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës, në vijim të dialogut të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe komunitetit universitar.
Gjatë takimit u mbajt referimi me temë: “Drejtësia përballë polarizimit: pavarësia, pêrgjegjshmëria dhe besimi publik".
Sokol Sadushi: Pavarësia pa përgjegjshmëri është e rrezikshme. Qytetari nuk ka nevojë për një gjyqtar që kujdeset të mos shqetësojë pushtetin; ai ka nevojë për një gjyqtar që kujdeset të zbatojë drejt ligjin.
Një mesazh i drejtpërdrejtë dhe thelbësor për studentët, në një kohë kur besimi publik dhe integriteti institucional janë më të rëndësishëm se kurrë.
Studentët drejtuan pyetje mbi çështje të drejtësisë dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, ndaj të cilave z. Sadushi dha përgjigje dhe sqarime të detajuara, duke nxitur reflektim profesional mbi garantimin e të drejtave dhe lirive themelore dhe rolin e gjyqtarit në Shqipëri.
Bashkëlidhur gjeni tekstin e plotë të referimit: https://gjykataelarte.gov.al/sq/lajme/fjalime/drejtesia-perballe-polarizimit:-pavaresia-pergjegjshmeria-dhe-besimi-publik
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al

Gjykata e Lartë




