
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, po merr pjesë në Kongresin XV të Shoqatës 𝗜𝗔𝗦𝗔𝗝, me temë: “Juridiksioni administrativ, interesi publik dhe gjyqtari”.
Gjatë fjalës së tij në sesionin kushtuar “Interesi publik si koncept në gjykimin administrativ në Gjykatën e Lartë”, Z. Sadushi theksoi se; Gjykata e Lartë luan një rol aktiv në zgjidhjen e konflikteve midis objektivave të ndryshme të interesit publik, duke aplikuar parimin e proporcionalitetit dhe sigurisë juridike. Megjithëse nuk ka ende një përkufizim të interesit publik, Gjykata e Lartë ka bërë përpjekje për ta interpretuar atë objektivisht, duke balancuar të gjitha interesat që preken.
Santiago, Kili 3 prill 2025
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al