Konferenca e Presidentëve të Gjykatave të Larta të BE-së: Sfidat e shtetit të së drejtës në epokën digjitale

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, merr pjesë në Konferencën e Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, e zhvilluar më 12 qershor 2026 në Limassol, Qipro, organizuar nga Gjykata Supreme e Qipros, në bashkëpunim me Sekretariatin e Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian 2026.

Konferenca bën bashkë presidentët e Gjykatave të Larta të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe drejtues të gjykatave dhe institucioneve gjyqësore evropiane e ndërkombëtare, duke krijuar një forum të rëndësishëm dialogu mbi sfidat aktuale të drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Punimet e konferencës përqëndrohen në dy tema me rëndësi të veçantë: “Shteti i së Drejtës: Sfidat e Shekullit XXI” dhe “Mbrojtja e të Drejtave të Individëve në Hapësirën Digjitale – Ndikimi i Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act)”. Diskutimet u pasuruan nga kontributet e personaliteteve të larta të drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Supreme të Kanadasë.

Pjesëmarrja e Kryetarit Sadushi në këtë forum pasqyron angazhimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e dialogut gjyqësor evropian, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.
Shqipëria merr pjesë në Rrjetin e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian me status vëzhguesi, së bashku me Malin e Zi, Serbinë dhe Ukrainën.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al