Gjykata e Lartë merr pjesë në trajnimin mbi përmirësimin e kërkimit ligjor dhe hartimin e vendimeve gjyqësore

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Këshilltarë ligjorë dhe Qendra e Dokumentacionit e Gjykatës së Lartë morën pjesë në një trajnim dyditor për të përmirësuar teknikat e hulumtimit dhe hartimit të vendimeve gjyqësore. 


Trajnimi, i frymëzuar nga praktikat më të mira të 𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑳𝒂𝒓𝒕𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝑲𝒂𝒔𝒂𝒄𝒊𝒐𝒏𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑰𝒕𝒂𝒍𝒊𝒔𝒆̈, u fokusua në:

  • Rolin e harmonizimit gjyqësor në forcimin e parimit të sigurisë juridike dhe nxitjen e besimit të publikut.
  • Dallimi ndërmjet publikimit të një përmbledhjeje të thjeshtë dhe identifikimin e parimit juridik nga një vendim gjyqësor.
  • Rritjen e qartësisë, qëndrueshmërisë dhe aksesueshmërisë së vendimeve gjyqësore për komunitetin ligjor dhe publikun.
  • Rritjen e përputhshmërisë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
     

𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒂 𝒆 𝑳𝒂𝒓𝒕𝒆̈ mbetet e angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Trajnimi u drejtua nga ekspertë ligjorë nga Shqipëria dhe Italia, me pjesëmarrjen e z. Gianluigi Pratola, Zëvendësprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Lartë të Kasacionit të Italisë. 
 

𝐾𝑦 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑡 "𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑚𝑏𝑟𝑜𝑗𝑡𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑙𝑒ℎ𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑒𝑘𝑧𝑒𝑘𝑢𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐺𝐽𝐸𝐷𝑁𝐽 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖", 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑓𝑖𝑛𝑎𝑛𝑐𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖 𝐸𝑣𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖 𝑖 𝐸𝑣𝑟𝑜𝑝𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑧𝑏𝑎𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖 𝑖 𝐸𝑣𝑟𝑜𝑝𝑒̈𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑢𝑎𝑑𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑖𝑡 𝐼𝑛𝑠𝑡𝑟𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑖 𝐻𝑜𝑟𝑖𝑧𝑜𝑛𝑡𝑎𝑙 𝑝𝑒̈𝑟 𝐵𝑎𝑙𝑙𝑘𝑎𝑛𝑖𝑛 𝑃𝑒𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑖𝑚𝑜𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑇𝑢𝑟𝑞𝑖𝑛𝑒̈ 𝐼𝐼𝐼.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al