Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka mirëpritur sot anëtarin e ri të trupës gjyqësore, z. Genti Shala.

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Në një ceremoni të posaçme, të zhvilluar në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, u urua fillimi i detyrës për gjyqtarin e ri, i cili u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë duke zëvendësuar gjyqtarin Medi Bici.

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e forcimit të vazhdueshëm të trupës gjyqësore me magjistratë që kanë dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj vlerave të drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, në fjalën e tij u shpreh se, gjyqtari Genti Shala i bashkohet trupës me një profil profesional të konsoliduar dhe përvojë të çmuar në sistemin e drejtësisë. Kontributi i tij pritet të forcojë më tej cilësinë e vendimmarrjes dhe misionin kushtetues të Gjykatës së Lartë për garantimin e një drejtësie të besueshme dhe efikase.
Kryetari Sadushi vlerësoi kontributin e gjyqtarit që përfundoi detyrën, duke theksuar se gjyqtari Medi Bici ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të çmuar ndër vite në veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, duke ushtruar funksionin e tij me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe integritet. 
 

Gjykata e Lartë i uron gjyqtarit Genti Shala suksese në ushtrimin e detyrës së tij dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga gjyqtari Medi Bici.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al