
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Edhe në vitin 2024, Gjykata e Lartë ka vijuar përpjekjet për dhënien e drejtësisë nëpërmjet vendimeve të saj, duke siguruar interpretimin e njësuar të ligjit dhe zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor. Aktiviteti gjyqësor është karakterizuar nga një përmirësim i ndjeshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm për shqyrtimin e çështjeve urgjente.
- 7639 vendime të dhëna në vitin 2024
- Stoku i çështjeve të prapambetura ka rënë në 18,619
- Ngarkesa mesatare për çdo gjyqtar: 449 çështje
Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi prezantoi me detaje këto arritje dhe sfidat për të ardhmen.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm për 2024, ka qenë prezantimi i bazës së të dhënave elektronike të vendimeve të indeksuara, “JUDIX”, e cila do të mundësojë akses më të lehtë dhe të shpejtë për publikun dhe profesionistët e drejtësisë.
- Përmirësim i infrastrukturës dixhitale – Prezantimi i një faqeje zyrtare më të aksesueshme dhe me funksionalitete të reja.
- Shpërndarja e informacionit juridik – Publikimi i Buletinit Informativ dhe promovimi i jurisprudencës së Gjykatës së Lartë.
- Angazhim në edukimin ligjor – Organizimi i “Gjyqeve imituese” me studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe aktiviteteve të edukuese për të rinjtë.
Edhe pse masat e ndërmarra kanë sjellë rezultate pozitive, Gjykata e Lartë vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë nevojën për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e kushteve të punës. Puna do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim për të siguruar një gjykatë sa më efikase dhe të besueshme për publikun.
Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al