Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë Gabriel Cremades Ventura, takon Kryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi

DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, priti të mërkurën në një takim, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e drejtësisë. Kryetari Sadushi shprehu interes për forcimin e marrëdhënieve me Gjykatën e Lartë të Spanjës, bazuar në bashkëpunimin ekzistues në kuadër të forumeve profesionale ndërkombëtare ku Gjykata e Lartë e Shqipërisë është anëtare aktive.

Sadushi vlerësoi rolin dhe angazhimin afatgjatë të Spanjës në organizimin e Kongresin Botëror të Ligjit dhe theksoi përkushtimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë për të mirëpritur edicionin e këtij Kongresi në vitin 2027, si një nga institucionet pritëse.


Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al