Takimi i radhës mes USAID - KLGJ - Gjykatës së Lartë në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit

Tiranë, 18.06.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, ditën e enjte, më datë 18.06.2020 u zhvillua në Gjykatën e Lartë takimi i radhës mes gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Komisionit të Përkohshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it “Drejtësi për të Gjithë”.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan mbi vijimin e zbatimit të kërkesave të Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje të cilat kanë të bëjnë me:

• Një metodologji përfundimtare për krijimin e listës së shkurtër të aplikimeve të marra në përgjigje të thirrjes për aplikim për pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura;

• Një metodologji përfundimtare për fazën vijuese të përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe përcaktimin e një paneli dhe të rregullave që kanë të bëjnë me mënyrën e zhvillimit të testimit me shkrim dhe të intervistimit të kandidatëve;

• Caktimin e këshilltarëve ligjorë që do të punojnë me Projektin “Drejtësi për të Gjithë”’ ne synin krijimin e strukturës së trajnimit;

• Përcaktimin e Pyetjeve më të Shpeshta (FAQ) dhe publikimin e tyre në faqet e KLGJ-së dhe GJykatës së Lartë;

• Vendosjen e hapave e mëtejshme lidhur me përditësimet në sistemin ICMIS.

Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të punojnë mbi plotësimin e detyrave të përcaktuara, të cilat do të diskutohen në një takim tjetër në javën në vijim.

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al