Bashkëpunimi me organizmat të tjerë ndërkombëtarë
III. Bashkëpunimi me organizmat të tjerë ndërkombëtarë
- Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)
Mbështetja nga Projekti i USAID “Drejtësi për të Gjithë” (mars 2016 në vazhdim), hartuar për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare përmes rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së gjykatave, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi gjyqësor.
- Nënshkrimi i Memorandimit të Mirëkuptimit mes USAID dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (29 prill 2020) lidhur me zbatimin e Projektit “Drejtësi për të Gjithë” në Shqipëri, financuar nga USAID për përmirësimin e efikasitetit të Gjykatës së Lartë dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Rekrutimi i një ekipi Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP) në Gjykatën e Lartë.
- Prezantimi i “Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë” (29 korrik 2020): Takim organizuar nga Projekti “Drejtësi për të Gjithë” (USAID), EURALIUS V, dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, me pjesëmarrjen e rëndësishme të drejtuesve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Lartë si edhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim, Ambasadorit të Delegacionit Evropian Z. Luigi Soreca, etj.
2.Misioni Euralius V
Plani veprimit të Misionit EURALIUS V (projekti financuar nga BE) në mbështetje të Gjykatës së Lartë synon forcimin e funksionimit të pavarur dhe të paanshëm të Gjykatës së Lartë me qëllim garantimin e misionit kushtetues për të unifikuar dhe zhvilluar praktikën gjyqësore për të forcuar pavarësinë, transparencën, efiçiencën, përgjegjshmërinë dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë të Shqipërisë në përputhje me të drejtën e BE-së dhe praktikat më të mira. Në këtë kuadër janë zhvilluar takime ndërmjet anëtarëve dhe stafit të Gjykatës së Lartë me përfaqësues të EURALIUS-it, si dhe ka pasur përfaqësim të Gjykatës së Lartë në aktivitete të këtij misioni.
3.Këshilli i Evropës
Gjykata e Lartë ka pasur një përfaqësim të vazhdueshëm në konferenca rajonale, trajnime dhe vizita studimore të organizuara në kuadër të programeve dhe projekteve të Këshillit të Evropës, duke forcuar dialogun ndërgjyqësor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
Projektet kryesore dhe Aktivitetet përkatëse:
1. Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ)
Pjesëmarrje aktive e përfaqësuesve të Gjykatës së Lartë në aktivitetet e Programit “Rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë shqiptare në përputhje me standardet evropiane (SEJ 1)” (janar 2014 – qershor 2016).
Angazhim i vazhdueshëm në aktivitetet e Projektit “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Shqipëri (SEJ 2)” (korrik 2016 – maj 2019). Përfaqësim institucional në trajnimet dhe tryezat e Projektit “SEJ 3” në kuadër të vazhdimësisë së mbështetjes për sektorin e drejtësisë në Shqipëri (maj 2019 – maj 2021).
2. Programi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë
Pjesëmarrje e Gjykatës së Lartë në aktivitetet e Projektit “Mbështetja e mjeteve të brendshme për zbatimin efektiv të vendimeve të GJEDNJ-së dhe atyre të brendshme”, zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (2019 – 2022).
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, si një nga përfituesit dhe partnerët kryesorë të Projektit “Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III)”, ka zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Këshillin e Evropës në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe zbatimit të standardeve evropiane në jurisprudencën shqiptare.
Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës, janë organizuar një sërë trajnimesh, takimesh dhe forume rajonale me qëllim harmonizimin e jurisprudencës, si dhe konferenca ndërkombëtare, si më poshtë:
- Trajnim tematik mbi arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe teknikat e kërkimit ligjor për Njësinë e Shërbimit Ligjor dhe Qendrën e Dokumentacionit (13-15 prill 2022).
- Trajnim mbi harmonizimin e praktikës gjyqësore me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë (Shkodër, 16-17 qershor 2022).
- Trajnim në bashkëpunim me Zyrën e Dokumentacionit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë (Tiranë, 4-6 tetor 2022).
- Forum rajonal me temë “Harmonizimi i praktikës gjyqësore”, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë (Vlorë, 31 mars 2023).
- Trajnim për këshilltarët ligjorë dhe Qendrën e Dokumentacionit, për përmirësimin e teknikave të hulumtimit juridik dhe hartimit të vendimeve, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Shqipëria dhe Italia, përfshirë z. Gianluigi Pratola (6 shkurt 2025).
- Konferencë Ndërkombëtare me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë, e mbështetur nga Këshilli i Evropës (10 maj 2023).
- Forum Rajonal mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë për unifikimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore 2018-2022 (Korçë, 1-2 dhjetor 2022).
- Forum Rajonal mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë për unifikimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor (3 nëntor 2023).
- Takim i përbashkët me Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me temë “Harmonizimi i Praktikës Gjyqësore” (16-17 tetor 2023).
- Vizitë Studimore në Gjykatën e Kasacionit të Republikës së Italisë me qëllim shkëmbimin e përvojës mes Zyrës së Dokumentacionit të Gjykatës së Lartë Shqiptare me Gjykatën e Lartë Italiane (Romë, 22-24 prill 2024)
- Konferencë rajonale mbi të drejtat e njeriut dhe mjedisin në Evropën Juglindore, me ftesë të Këshillit të Evropës (Budva, 17-18 tetor 2024).
Botime
Këshilli i Evropës ka mbështetur botimin e një libri prezantues për Gjykatën e Lartë, i cili i kushtohet historikut të krijimit dhe anëtarëve të saj ndër vite, duke filluar nga viti 1913 deri në ditët e sotme. Gjithashtu, më 14 maj 2024, Gjykata e Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, publikoi një përmbledhje të vendimeve të praktikës gjyqësore shqiptare për periudhën 2021–2023.
4.Fondacioni gjerman Konrad Adenauer
Jep kontribut efektiv në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet programeve brenda dhe jashtë vendit që kanë qëllim lirinë, drejtësinë dhe paqen në botë.
- Referat mbi të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, institucionet e BE-së, gjykatën kushtetuese gjermane dhe të drejtën evropiane organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe eksperti Jochen Frowein (28 tetor 2013, Tiranë), gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri;
- Tryezë e rrumbullakët në shtëpinë “Konrad Adenauer në Cadenabbia, Itali dhe Takim me Kryetarin e Gjykatës Federale Zvicerane Mauro Ermani në Lugano, Zvicër (5-8 korrik 2015) dhe Tryezë e rrumbullakët me temë “Sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi: rritja e besimit të publikut tek gjyqësori” (tetor 2018, Cadennabia, Itali);
- Forumi i 6-të Rajonal të Sundimit të Ligjit për Evropën Juglindore (22-23 mars 2019, Dubrovnik) mbështetur edhe nga Fondacioni Konrad Adenauer.
- Vizitë studimore e përfaqësuesve të lartë të sistemit shqiptar të drejtësisë në Gjykatën Kushtetuese Federale Gjermane dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mbi pavarësinë e gjyqësorit dhe masat për uljen e numrit të çështjeve në gjykata (7-12 nëntor 2021)
5.Fondacioni gjerman “Hanns Seidel” ka mbështetur organizimin e disa vizitave zyrtare
në Shqipëri dhe jashtë vendit në kuadër të bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë që prej vitit 2013, duke siguruar financim per aktivitetet si:
- Botimi i përmbledhjes së vendimeve unifikuese me titull “Standartet e Gjykimit Civil, Administrativ dhe Penal, përmes Vendimeve Unifikuese të Gjykates së Lartë (2000 – 2014)”;
- Vizitë zyrtare në disa gjykata dhe tribunale në Hagë (21-23 prill 2015);
- Vizitë zyrtare me magjistratët në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (4-7 dhjetor 2017, Strasburg, Francë), si dhe Vizitë studimore me magjistratët e rinj në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (korrik 2019);
- Vizitë zyrtare në Gjykatën e Lartë të Republikës së Kroacisë në Zagreb si dhe Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Rijekës (24-27 prill 2018);
- Tryezë e rrumbullakët me magjistratët në kuadër të vizitës zyrtare në Gjykatën e Lartë të Z. Joachim Schwiezke, Drejtor Emeritus i Bibliotekës së Institutit Max-Planck për të Drejtën Publike të Krahasuar dhe të Drejtën Ndërkombëtare
- Vizitë Studimore e Kryetarit Sokol Sadushi dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Artur Kalaja, Ervin Pupe, Sandër Simoni e Margarita Buhali në Gjykatën e Lartë Rajonale të Mynihut, Gjykatën Kushtetuese të Bavarisë, Gjykatën Federale të Patentave dhe Ministrinë e Drejtësisë së Landit të Bavarisë, në Mynih, Gjermani (18-20 tetor 2023).
6.Fondacioni gjerman për Bashkëpunimi Ligjor Ndërkombëtar (IRZ)
Si partner kryesor në zbatimin e projektit EURALIUS V, ka një rol të rëndësishëm në krijimin dhe mirëfunksionimin e aparatit gjyqësor dhe në harmonizimin e sistemit ligjor kombëtar me të drejtën e Bashkimit Evropian. Fondacioni IRZ ka organizuar dhe financuar aktivitetet si vizita studimore, trajnime dhe konferenca jashtë vendit, si dhe tryeza të rrumbullakëta në Tiranë ku kanë marrë pjesë anëtarët të Gjykatës së Lartë, Ndihmësmagjistratët, stafi, etj. Mund të veçojmë:
- Vizita studimore të anëtarëve të Gjykatës së Lartë në gjykata gjermane;
- Programe trajnuese për gjyqtarët anglishtfolës për çështjet civile, penale dhe tregtare në Gjermani (vitet 2016-2018);
- Seminar mbi të drejtën administrative (15-16 dhjetor 2015) dhe Seminar me temë “E drejta e Azilit dhe Sistemi i Përbashkët Europian i Azilit (GEAS)”(6-7 dhjetor 2017);
- Konferencë organizuar nga IRZ-ja dhe Zyra e OSBE-së në Varshavë (22-24 shtator 2016) si dhe Pjesëmarrje e Kryetarit të Gjykatës së Lartë në Ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të IRZ-së (16 maj 2017).
- Konferencë e përbashkët me temë: “Ndërveprimi i juridiksionit gjyqësor dhe kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës: Përvoja nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania” organizuar me nismën e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Znj. Gresa Caka-Nimani në Prishtinë (17-18 maj 2022);
- Vizitë studimore në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig dhe në Gjykatën Kushtetuese të Landit të Berlinit me temë “Juridiksioni gjyqësor administrativ”, e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim shkëmbimin profesional të eksperiencave ndërmjet gjyqtarëve gjermanë dhe shqiptarë (28-29 qershor 2022)
- Konferencë me temë “Ndihma e ndërsjellë ndërkombëtare në çështjet penale” me pjesëmarrjen e Anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe Qendrës së Dokumentacionit (Tiranë, 24 tetor 2022).
- Konferencë e Përbashkët ndërmjet Gjykatave Kushtetuese dhe Gjykatave të Larta të Kosovës dhe Shqipërisë me temë: “Ekuilibri ndërmjet kontrollit të ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë, kufijtë e juridiksionit dhe qasja në drejtësi” (Prishtinë, 14-15 dhjetor 2023) me pjesëmarrjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
7.Instituti CEELI (Iniciativa e së Drejtës Evropiane të Evropës Qendrore dhe Lindore)
Duke pasur si objektiv kryesor forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe integritetit, Instituti CEELI ka krijuar në vitin 2007 në Pragë Konferencën Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore e Lindore e cila organizohet çdo vit nga ky Institut dhe një gjykatë e lartë pritëse (2012-2019). Në vitin 2012 Konferenca u organizua nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Në vitin 2015 shtetet pjesëmarrëse të Konferencës e Kryetareve te Gjykatave te Larta të Evropës Qendrore dhe Juglindore kanë nënshkruar Deklaratën e Parimeve të Pavarësisë së Gjyqësorit njohur si “Deklarata e Brijunit”.
Përfaqësim i Gjykatës së Lartë në takime vjetore, konferenca ndërkombëtare të financuara nga Instituti CEELI, specifikisht:
- Takimi vjetor i Institutit CEELI dhe ABA-ROL (Iniciativa e Shoqatës së Avokatëve Amerikan mbi Shtetin e së Drejtës) në Pragë (26-27 qershor 2015), Takimi në kuadër të iniciativës së Institutit CEELI për trajnimin e gjyqtarëve të Ballkanit Perëndimor me fokus planifikimin e programit të trajnimit (13 shkurt 2016, Pragë)
- Konferenca Gjyqësore Ndërkombëtare me temë “Pavarësia e Gjyqësorit” (Ohër, 28-29 tetor 2016,) Konferenca mbi programin e trajnimit me temë “Shqyrtimi Gjyqësor i Çështjeve që përfshijnë Terrorizmin dhe Çështje të Sigurisë Kombëtare (Pragë,15-17 qershor 2016), Workshop mbi etikën gjyqësore (7-8 shtator 2017, Pragë, Republika Çeke).
- Seminari gjyqësor me temë: “Aftësitë Gjyqësore: Komunikimi Efektiv me Median dhe Publikun” (Pragë, 28-30 tetor 2021), me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Jashtë;
- Pjesëmarrja e vazhdueshme e Kryetarit ose ndonjë gjyqtari ndër vitet në Konferencën Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore;
- Gjykata e Lartë në bashkëpunim të ngushtë me Institutin CEELI organizoi Konferencën e XV të Kryetarëve në Vlorë (9-11 qershor 2025).
8.Fondacioni britanik Slynn
Fondacioni britanik ka ofruar ndihmë dhe këshillim të nivelit të lartë në kuadër të përmirësimit të sistemit gjyqësor dhe forcimit të shtetit ligjor duke organizuar tryeza të rrumbullakëta në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Shqipëri me tema:
“Diskutime mbi praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues” (13 shkurt 2015); “E drejta evropiane dhe çështje të praktikës së saj (12 shkurt 2016); “Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e drejtësisë” (10-11 shkurt 2017) me pjesëmarrjen e Lordit Nicholas Phillips i Worth Matravers, ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtar i Dhomës së Lordëve.
9.Fondacioni Furth
Konferenca Gjyqësore Ndërkombëtare si nismë e financuar nga Furth Family Foundation përbën një aktivitet të rëndësishëm që mbledh kryetarë dhe përfaqësues të gjykata të larta, kushtetuese dhe të arbitrazhit nga vende të ndryshme të botë. Gjykata e Lartë është përfaqësuar në nivel kryetari në disa konferenca përkatësisht: në Berlin (2013), Valetta (2014), Antalya (2015), Washington DC (2016), Paris (2017).
10.Forumi Ligjor i Shën Petersburgut
Forumi Ligjor Ndërkombëtar i Shën Petersburg, një platformë kryesore në shkëmbimin e përvojës dhe mendimeve për çështjet më të rëndësishme juridike në shkallë botërore, është krijuar në vitin 2011 me mbështetjen e Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë së Federatës Ruse. Gjykata e Lartë është përfaqësuar ndër vite në këtë forum prestigjioz me ftesë të veçantë të Ministrit të Drejtësisë së Federatës Ruse (2014, 2018, 2019).
11.Civil Rights Defenders dhe AIRE Centre
Forumi Vjetor i Sundimit të Ligjit për Evropën Juglindore i themeluar nga AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders në vitin 2014 përbën një ndër aktivitet më të rëndësishme të përfaqësuesve të gjyqësorit dhe pjesëtarëve të organizatave joqeveritare në Ballkanin Perendimor. Në këtë forum ka pasur pjesëmarrje të gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Përfaqësim ndër vitet i Gjykatës së Lartë: Budva (2014), Beograd (2015), Sarajevë (2016), Tiranë (2017), Shkup (2018), Dubrovnik (2019), Tiranë (2022), Sarajevë (2023).
12.Projekti i BE-së “Portreti i një gjyqtari” (2020-2024)
Gjykata e Lartë, si partner përfitues, ka qenë pjesë aktive e projektit të financuar nga Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia përmes Fondit të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Norvegjisë për Bashkëpunim Rajonal. Projekti “Portreti i një Gjyqtari” – një model shumëdimensional kompetencash që duhet të maten gjatë procedurave të përzgjedhjes, vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve. Partneri kryesor ishte Universiteti Mykolas Romeris dhe partnerë përfitues: Gjykata e Lartë e Lituanisë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë, Universiteti Metropolitan i Pragës dhe Universiteti i Oslos.
- 3-4 qershor 2021: Konferenca ndërkombëtare online, me temë: Eksperiencat Ndërkombëtare dhe Praktikat e Avancuara të Përzgjedhjes, Vlerësimit dhe Promovimit të Gjyqtarëve. Prezantim nga ana e Gjykatës së Lartë mbi gjetjet e studimit krahasues mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve në rajonin e Ballkanit.
- Tiranë, 13-14 Qershor 2022: Konferenca Ndërkombëtare, e organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Mykolas Romeris Institute, me temë: "Modeli i përzgjedhjes, vlerësimit dhe promovimit të gjyqtarëve: Cilat kompetenca dhe aftësi kanë rëndësi? Praktikat dhe tendencat më të mira
- Gjithashtu, më 9 nëntor 2022 u zhvillua një Takim në Gjykatën e Lartë me ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë z. Gediminas Sagatys, anëtar i Gjykatës së Lartë të Lituanisë, si dhe ekspertë nga Universiteti i Pragës dhe Lituania. Pjesëmarrja në këtë projekt ka kontribuar në avancimin e standardeve profesionale dhe përmirësimin e sistemit të përzgjedhjes dhe vlerësimit të gjyqtarëve në Shqipëri.