Bashkëpunimi i Gjykatës së Lartë me gjykatat evropiane dhe ndërkombëtare

Bashkëpunimi i Gjykatës së Lartë me gjykatat evropiane dhe ndërkombëtare

A. Bashkëpunimi me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ)

· Vizitë zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) (29 janar 2016) dhe pritje në një takim të veçantë nga Presidenti i Z. Guido Raimondi;

· Vizitë studimore me magjistratët në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (4-7 dhjetor 2017), me mbështetjen financiare të Fondacionit Gjerman Hanns Seidel;

· Ceremonia Solemne Vjetore e Hapjes së Vitit Gjyqësor të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, pjesëmarrje që prej vitit 2013 e në vazhdim (janar);

· Takime të Kryetarit të Gjykatës së Lartë me anëtarë të ndryshëm të GJEDNJ, si psh. Znj. Angelika Nußberger (19 qershor 2016), Z. Ledi Bianku, Z. Robert Spano, etj gjatë vizitave të tyre në Shqipëri;

· Forumi Vjetor i Personave të Kontaktit të Rrjetit të Gjykatave të Larta (SCN – Superior Courts Network), zhvilluar në muajin qershor, që nga viti 2017.

 

B. Bashkëpunimi me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

· Vizitë studimore e anëtarëve të Gjykatës së Lartë (24-26 Mars 2014), organizuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në bashkëpunim me Instrumentin për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni të Komisionit Evropian (TAIEX), financuar nga Bashkimi Evropian.

· Vizitë studimore e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në bashkëpunim me (TAIEX) (22-23 tetor 2015);

· Vizitë në Shqipëri e Anëtarit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Z. Marko Ilesic, kryetar dhome pranë GJED, (27 Prill - 1 Maj 2016), me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe me mbështetjen financiare të fondacionit Hanns Seidel;

· Takimi i Përbashkët i Rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (12 mars 2018), pjesëmarrjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë;

· Vizita zyrtare e Kryetarit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian Z. Koenraad (Koen) Lenaerts në Shqipëri, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë (13-15 dhjetor 2018):

· Vizitë studimore e Kryetarit të Gjykatës së Lartë me magjistratët e rinj në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (Luksemburg, 2-3 korrik 2019), me mbështetjen financiare të Fondacionit Gjerman Hanns Seidel.

 

C. Bashkëpunimi me gjykatat ndërkombëtare në Hagë

· Vizitë zyrtare e një delegacioni të Gjykatës së Lartë në disa Gjykata dhe Tribunale Ndërkombëtare në Hagë, Holandë (21-23 Prill 2015), me mbështetjen e pjesshme financiare nga Fondacioni Hanns Seidel;

* (Gjykata Ndërkombëtare Penale, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë).

**Gjatë kësaj vizitë zyrtare, u zhvillua dhe një takim në Institutin Asser me Drejtoren ekzekutive znj. O’Brien, në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Holandeze në Tiranë për sa i përket trajnimeve te stafit nëpërmjet MATRA PATROL Programme.

· Pjesëmarrje e zv. Kryetarit të Gjykatës së Lartë në Seminarin Gjyqësor dhe Ceremoninë e Hapjes së Vitit të Ri Gjyqësor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (23 janar 2020), në Hagë, Hollandë, me ftesë të Kryetarit të GJNP.