Anëtarësime

Anëtarësime

1. Shoqata e Gjykatave të Larta dhe të Kasacionit të Vendeve Frankofone (“ AHJUCAF”), ku Gjykata e Lartë është anëtare me të drejta të plota që prej vitit 2001.

Kjo shoqatë çdo vit zhvillon një aktivitet me temë të përcaktuar nga buroja e saj dhe çdo 3 vjet organizon një kongres me temën e përzgjedhur po nga buroja e kësaj shoqate. Duke qenë anëtare e AHJUCAF Gjykata e Lartë kontribuon në jetën e shoqatës gjatë Asamblesë së përgjithshme, ftohet të marrë pjesë në seminare dhe ngjarje tematike, ne kongresin trevjeçar dhe në shkëmbimet e jurisprudencës apo pyetësorëve të ndryshëm të plotësuar, si dhe mund të përfitojë asistencë nga sekretariati i përgjithshëm për të mbështetur projektet dhe iniciativa të ndryshme. Disa nga aktivitetet më të fundit janë:

· Kongresi i Organizatës së Gjykatave të Larta të Vendeve Frankofone (AHJUCAF) mbajtur më 13-15 mars 2013 në Beirut, Liban , me temë: Deontologjia për gjyqtarët;

· Seminari “ Pavarësia e Gjykatave të Larta dhe Autonomia Buxhetore” (9-10 tetor 2017), Bruksel, Belgjikë. Në vijim të këtij seminari të rëndësishëm, është miratuar në Bruksel, më datë 10 tetor 2017, Deklarata e AHJUCAF-it mbi Rritjen e pavarësisë së Gjykatave të Larta nëpërmjet autonomisë së tyre buxhetore.

· Kongresi i VI-të i AHJUCAF-it (11-16 qershor 2019) , në kuadër gjithashtu të festimit të 100 vjetorit të Gjykatës së Kasacionit së Libanit, zhvilluar në Beirut, Liban.

 

2. Forumi i Gjyqtarëve të Bashkimit Evropian për Mjedisin (“ EUFJE”), anëtare me të

drejta të plota që prej vitit 2014, ku disa nga aktivitetet më të fundit të zhvilluara, janë:

· Konferenca Vjetore e Forumit të Gjyqtarëve të Bashkimit Evropian për Mjedisin (21-23 shtator 2017), zhvilluar në Oxford, Mbretëri e Bashkuar , me temë “ Ndryshimet Klimatike dhe Gjyqësori”.

Gjykatë e Lartë kë marrë pjesë gjithashtu në Konferencën Vjetore të EUFJE zhvilluar në Budapest, Hungari më 17-18 tetor 2014.

3. Shoqata e Juristëve Botërorë ( World Jurist AsociationWJA”), ku Gjykata e Lartë

është anëtarësuar që në vitin 2014. Pjesëmarrje në Samite dhe Konferenca ndërkombëtare, ku janë realizuar takime me Presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve, Z. Alexander Belohlavek, pas zhvillimit të vizitës së këtij të fundit në shkurt 2013 në Shqipëri.

4. Rrjeti i Gjykatave të Larta ( Superior Courts NetworkSCN”), i krijuar nga Gjykata

Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku Gjykata e Lartë është anëtare me të drejta të plota që në korrik 2016. Ky Rrjet ka për qëllim pasurimin e dialogut në zbatim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shkëmbimin praktik të informacioneve lidhur më praktikën gjyqësore të gjykatave.

Gjykata e Lartë kontribuon vazhdimisht lidhur me studime krahasuese për çështje të ndryshme në fushën e kërkimit ligjor, që kanë ardhur si kërkesa nga Rrjeti në kuadër të këtij bashkëpunimi. Gjykata përfaqësohet çdo vit në Forumin Vjetor të Personave të Kontaktit të SNC-së që zhvillohet në Strasburg.

5. Rrjeti i Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, ku Gjykata e Lartë është anëtare me status vëzhguesi që në nëntor 2016.

Ky Rrjet ofron një forum përmes të cilit institucioneve evropiane u jepet një mundësi për të kërkuar mendimet e Gjykatave të Larta dhe për t'i sjellë ato më afër duke inkurajuar diskutime dhe shkëmbim idesh. Kryetarë të Gjykatave të Larta të ndryshme ndajnë informacione dhe kërkojnë mendime nëpërmjet pyetësorëve apo letrave të ndryshme. Kryetari i Gjykatës së Lartë merr pjesë çdo vit në Konferencën Vjetore e Rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, e cila organizohet nga gjykatat e larta të vendeve të ndryshme pritëse të Bashkimit Evropian.

6. Instituti për të Drejtën Evropiane (“ ELI”)

Ky institut synon të përmirësojë cilësinë e ligjit evropian, të parë në kuptimin e gjerë. Ai kërkon të iniciojë, kryejë dhe lehtësojë kërkimin ligjor, të bëjë rekomandime dhe të sigurojë udhëzime praktike në fushën e zhvillimit ligjor Evropian. Gjykata e Lartë është anëtare që në vitin 2013, ku ka pasur statusin e vëzhguesit institucional. Në korrik të 2019 ky status është ndryshuar në « Institutional Fellow», që implikon të drejtën e votës në Këshillin e Institutit.

Gjykata e Lartë merr pjesë çdo vit në Konferencën Vjetore të këtij Instituti në nivel Kryetari, ose delegacion tjetër përfaqësues. Pjesëmarrjet datojnë në tetor 2014, ku konferenca është zhvilluar në Zagreb, si dhe në Vjenë në shtator të viteve 2013, 2015 e në vazhdim.

7. Anëtarësimi në Agjencinë e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore ( FRA)

i Gjykatës së Lartë me statusin vëzhgues (shkurt 2021). Ky anëtarësim është në kuadër të ratifikimit të marrëveshjes më shkëmbim notash ndërmjet Republikë së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (si vend kandidat në Bashkimin Evropian). Kjo Agjenci është një institucion i rëndësishëm për studimin e parimeve së të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre. Në vazhdimësi do të komunikohen aktivitetet, programet si dhe projektet e organizuara nga FRA, ku Gjykata e Lartë do të ftohet të marrë pjesë.