Njoftimi për Mbledhjen e KED 2026 i datës 29.07.2029

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) zhvilloi të mërkurën, më datë 29.07.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 24.07.2026.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, diskutoi mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët u njohën me Relacionet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, si edhe me dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të tyre, për vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Përfundimi i shqyrtimit të Relacioneve për kandidaturat e Z. Roland Ilia dhe Zj. Naureda Llagami, do të kryhet në mbledhjen që do të njoftohet zyrtarisht në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë. 

Në këtë mbledhje KED, gjithashtu, vendosi ndalimin e kandidimit e Z. Lulzim Karini në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 10.12.2025. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë dhe kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të arsyetuar.