NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 29.05.2025

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 29 Maj 2025, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Diskutim për procedimin me njoftimin e organit të emërtesës për rihapjen e garës për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datë 30.09.2024, si rezultat i faktit se aktualisht për këtë vakancë kanë mbetur në garë vetëm dy kandidatura, nga tre minimumi që kërkon neni 7/b, pika 4; neni 7/c, pika 5 dhe neni 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim sigurimin e numrit minimal të kandidaturave që do të renditen dhe më pas do të përzgjidhen nga ana organit të emërtesës. 
  2. Të tjera.