NJOFTIM PUBLIK PËR MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D NË DATËN 27.03.2025

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 27 mars 2025, ora 15.30, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Sinan Tafaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë;
  2. Mbi ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidaten Rezana Balla, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi;
  3. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidaten Irena Nino, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, lidhur me gjetjet e konstatuara nga ILDKPKI;
  4. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidaten Nurihan Meta (Seiti), e cila  ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, lidhur me gjetjet e konstatuara nga ILDKPKI;
  5. Të tjera.