Njoftim publik për mbledhjen e radhës së K.E.D në datën 23.11.2023

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2


DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 13.11.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Bazuar në nenin 239/1 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 23.11.2023, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 20.09.2023.

- Miratimi tërësor i Projekt - Vendimit nr. ___ datë__/__/2023 “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr.04 datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ’’Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)” dhe i Vendimit të azhornuar me ndryshimet.

  - Miratimi tërësor i Projekt - Vendimit nr.___ datë __/__/2023 “Për një shtesë në vendimin nr.05 datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit, dhe renditjes së kandidatëve, për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)”, dhe i Vendimit të azhornuar me ndryshimet.

  - Diskutim mbi Projekt – Raportin Përfundimtar të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023 dhe Rekomandimet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al