Njoftim publik për mbledhjen e radhës së K.E.D në datën 20.09.2023

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2


DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 14.09.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Bazuar në nenin 239/1 të Ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “ Rregullores së brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 20.09.2023, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë.

Prezantim i gjetjeve të grupit të këshilltarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nën drejtimin e Kryetarit të KED, në lidhje me nevojën e ndërhyrjeve në aktet rregullative të KED, rishikimin e bazës rregullative/normative të KED në funksion të veprimtarisë së verifikimit, pikëzimit, renditjes se kandidatëve, bashkëveprimit dhe koordinimin me instutucionet ligjzbatuese në procesin e verifikimit të kandidatëve si dhe nevojën e miratimit të akteve nënligjore normative të nevojshme për funksionimin e KED dhe akteve të tjera rregullatorë të brendshëm për organizimin dhe funksionimin e Këshillit.

Rendi i ditës si vijon:

- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 12.07.2023.

- Vijim i diskutimit mbi propozimin e Projekt - Vendimit nr. ___ datë__/__/2023, “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr.4 datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi’’, “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë” (i ndryshuar).

- Diskutim mbi propozimin e Projekt - Vendimit nr.____datë __/__/2023 “Për një shtesë në vendimin nr.5 datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit, dhe renditjes së kandidatëve, për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)”.

- Të tjera

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al