Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 16 dhjetor 2025, ora 16.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
- Hedhja e shortit për caktimin e relatorëve për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interes për t'u zgjedhur në pozicionin vakat në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga organi emërtesës, Presidenti i Republikës, 31.10.2025;
- Hedhja e shortit për caktimin e këshilltarëve ligjorë për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interes për t'u zgjedhur në pozicionin vakat në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga organi emërtesës, Presidenti i Republikës, 31.10.2025;
- Të tjera.

Gjykata e Lartë