Njoftim publik për mbledhjen e radhës së K.E.D në datën 11.01.2024

Bazuar në nenin 149/d të Kushtetutës, neneve 226, 229 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenit 10 të Rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga ana e Kryetarit të KED për vitin 2024, Z. Sokol Ngresi, thirret mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, më datë 11.01.2024, ditën e enjte, ora 13:00, në ambjentet e Gjykatës së Lartë. 

Sipas nenit 229/2 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në këtë mbledhje janë të thirrur të marrin pjesë anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Avokati i Popullit.

Gjithashtu, sipas neneve 233/2 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të Presidencës, Kryetarit të Kuvendit, anëtarë të komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore si edhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian e të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Rendi i ditës së mbledhjes:

1. Konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

2. Njohja me Raportin Vjetor për veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 2023.

3. Diskutim mbi objektivat e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për Vitin 2024.