Njoftim publik për mbledhjen e radhës së K.E.D në datën 04.03.2024

Bazuar në nenin 239/1 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 04.03.2024, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

- Njohje dhe diskutim me disa problematika lidhur me zbatimin e ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit normal të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

- Njohje dhe diskutim me disa problematika lidhur me krijimin e sistemi të hedhjes së shortit elektronik dhe krijimin e faqes WEB për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

- Njohje dhe diskutim me disa problematika lidhur me konfliktet gjyqësore ndër vite, që kanë të bëjnë me mënyrën e zbatim të normave procedurale gjatë procedurës së verifikimit dhe plotësimit të kushteve formal të kandidimit.