Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, KED njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 3 shkurt 2025, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
- Mbi ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Klodian Rado për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për shkak të tërheqjes nga kandidimi;
- Mbi ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Alfred Balla për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi;
- Prezantimi nga ana e relatorëve i informacionit lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë konkuruar për t’u zgjedhur anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendet vakante të shpallur respektivisht nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë;
- Të tjera.