NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D. TË DATËS 29.07.2026

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D. thërret mbledhjen e radhës, më datë 29.07.2026, ora 14:00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

1. Diskutim mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

2. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Roland Ilia, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relator A. Progonati).

3. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidaten Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi i Shqipërisë (Relator A. Progonati).

4. Diskutim mbi raportin e përgatitur nga relatori për kandidatin Lulzim Karini, i cili ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë (Relatore K. Veizi).

5. Të ndryshme.