Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës, me datë 28 maj 2026, ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
- Diskutim mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
- Diskutim mbi përdorimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi 2026 të akteve të depozituara dhe të verifikuara nga Këshillat e mëparshme të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët aktuale për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese për të cilët Këshillat e mëparshme të Emërimeve në Drejtësi kanë vendosur lejimin e vazhdimit të procesit të konkurimit.
- Të ndryshme.

Gjykata e Lartë