NJOFTIM MBI MBLEDHJEN E RADHËS SË K.E.D. TË DATËS 13.10.2026

Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D thërret mbledhjen e radhës së K.E.D., më datë 13.10.2026, ora 14:00, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:

  1. Vijim i diskutimit mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
  2. Diskutim mbi relacionin e përditësuar për procedurën e verifikimit të kandidaturës së zotit Roland Ilia, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 10.12.2025 (Relator A. Progonati).
  3. Diskutim mbi relacionin e përditësuar për procedurën e verifikimit të kandidaturës së zotit Roland Ilia, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025 (Relator A. Progonati).
  4. Diskutim mbi relacionin e përditësuar për procedurën e verifikimit të kandidaturës së zonjës Helena Papa, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025 (Relatore K. Veizi).
  5. Diskutim mbi procedurat e mëtejshme të procesit të vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve të kualifikuar.
  6. Të ndryshme.