Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë konstitutive, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga institucioni i Presidentit të Republikës, për të ushtruar komptencat e detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2025, me përgjegjshmëri institucionale e profesionale, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në rendin e ditës, të bërë publik në datë 13.01.2025.
Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë përbërje anëtarësh:
1. Sokol Sadushi (Gjykata e Lartë)
2. Marjana Semini (Gjykata Kushtetuese)
3. Ilir Toska (Gjykata Kushtetuese)
4. Alma Muça (Prokuroria e Përgjithshme)
5. Fuat Vjerdha (Gjykatat e Apeleve)
6. Enkela Vlora (Gjykatat e Apeleve)
7. Irma Balli (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
8. Etien Kapo (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
9. Nafije Hasko (Gjykatat Administrative)
1. Marsida Xhaferllari (Gjykata Kushtetuese) - Anëtare Zëvendësuese
2. Medi Bici (Gjykata e Lartë) - Anëtar Zëvendësues
3. Thoma Jano (Prokuroria e Përgjithshme) - Anëtar Zëvendësues
4. Elvana Çiçolli (Gjykatat e Apeleve) - Anëtare Zëvendësuese
5. Genti Xholi (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) - Anëtar Zëvendësues
6. Bezart Kaçkini (Gjykatat Administrative) - Anëtar Zëvendësues
KED vlerësoi se me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED, me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2025.
Në lidhje me pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:
1. Vendi vakant i shpallur në datën 30.09.2024 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.
Relatore: Zj. Nafije Hasko
2. Vendi vakant i shpallur në datën 11.12.2024 nga Gjykata e Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.
Relatore: Zj. Enkela Vlora
Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështjetjen e veprimeve të relatorëve për dy vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë:
Këshilltar:
Aulona Bodo
Alda Sadiku
Besmir Rrapaj
Sonila Hoxha
Iva Zemani
Bjorka Duka
Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike e subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.
KED vendosi që mbledhja e radhës të zhvillohet në datë 20.01.2025, ora 15.00.