MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 27.03.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte datë 27.03.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 25.03.2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:

* Përfundimin e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidaten Rezana Balla për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi.
Vendimi i plotë dhe i zbardhur do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gjithashtu, në vijim të rendit të ditës, KED u njoh edhe me prezantimet nga ana e relatorëve të informacioneve të deritanishme, të mbërritura nga institucionet përkatëse,  lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë konkuruar për t’u zgjedhur anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendet vakante të shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë.

KED vendosi të shprehet në lidhje më vendimmarrjen mbi kandidatët, në mbledhjen e radhës, e cila do të njoftohet sapo të vendoset.