Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte datë 26.06.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 23.06.2025.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:
1. Lejimin e kandidimit të Znj. Alma Faskaj, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024.
Vendimi i plotë dhe i zbardhur do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.