Mbledhja e radhës e K.E.D. datë 23.11.2023

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2


DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 24.11.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij të përhershëm dhe atyre zëvendësues, të Avokatit të Popullit, si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, datë 23 nëntor 2023, mbledhjen e tij të radhës.

KED vijoi me përmbushjen misionit të rëndësishëm kushtetues e ligjor të miratimit të akteve nënligjore normative të nevojshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe akteve të tjera rregullatore të brendshme për organizmin dhe funksionimin e këshillit, të cilat janë deleguar për t’u nxjerrë KED.

Nga ana e Kryetarit të KED, Z. Sandër Simoni, u relatua reflektimi dhe azhornimi në projektaktet normative i diskutimeve të zhvilluara në mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjet e kaluara. Pas njohjes me to nga e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u miratuan në tërësi:

Vendimi nr. ___ date 23.11.2023 “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr. 04 datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi’’ Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)”.

Vendimit nr.___ datë 23.11.2023 “Për një shtesë në vendimin nr.05 datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit, dhe rendutjes së kandidatëve, për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)”.

Mbledhja vijoi më pas me diskutimet në lidhje përmbajtjen e Raportit Përfundimtar të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023 dhe rekomandimet për vitin 2024. Propozimet e bëra nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe sygjerimet e anëtarëve do të përfshin në një ProjektRaport i cili do të diskutohet e miratohet pas njohjes me të në mbledhjen e ardhshme.

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al