Mbledhja e radhës e K.E.D. datë 20.09.2023

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2


DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 21.09.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij të përhershëm dhe atyre zëvendësues, të Avokatit të Popullit, si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e mërkurë, datë 20 shtator 2023, mbledhjen e tij të radhës. KED vijoi me përmbushjen misionit të rëndësishëm kushtetues e ligjor të miratimit të akteve nënligjore normative të nevojshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe akteve të tjera rregullatore të brendshme për organizmin dhe funksionimin e këshillit, të cilat janë deleguar për t’u nxjerrë KED.

Nga ana e Kryetarit të KED, Z. Sandër Simoni, edhe gjatë kësaj mbledhje u bë prezantimi i gjetjeve të grupit të këshilltarëve të këtij këshilli, në lidhje me nevojën e ndërhyrjeve në aktet rregullative të KED, rishikimin e bazës rregullative/normative të KED në funksion të veprimtarisë së verifikimit, pikëzimit, renditjes se kandidatëve, bashkëveprimit dhe koordinimin me instutucionet ligjzbatuese në procesin e verifikimit të kandidatëve si dhe nevojën e miratimit të akteve nënligjore normative të nevojshme për funksionimin e KED dhe akteve të tjera rregullatorë të brendshëm për organizimin dhe funksionimin e Këshillit.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 12 korrik 2023, sipas rendit të ditës, KED duke marrë edhe mendimet e anëtarëve të përhershëm dhe atyre zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vijoi me diskutimet dhe miratoi:

- Propozimet sipas Projekt-Vendimit nr.__ datë__/__/2023 “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr.04 datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “ Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar).”

- Propozimet sipas Projekt - Vendimit nr.____datë __/__/2023 “Për një shtesë në vendimin nr.5 datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit, dhe renditjes së kandidatëve, për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)”.

Mbledhja e radhës së KED do të njoftohet në faqen zyrtare të këshillit.

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska
Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë
Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al
www.gjykataelarte.gov.al