MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 17.06.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e martë datë 17.06.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 12.06.2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:

  1. Lejimin e kandidimit të z. Asim Vokshi në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024;
  2. Lejimin e kandidimit të z. Alban Toro në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024;
  3. Lejimin e kandidimit të z. Florjan Ballhysa në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024;
  4. Lejimin e kandidimit të znj. Naureda Llagami në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024;
  5. Përfundimin e procedurës së verifikimit të znj. Nurihan Meta (Seiti) në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes nga kandidimi.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.