MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 17.04.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, datë 17.04.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 14.04.2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:

  • Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë.
  • Ndërprerjen e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidaten zj. Irena Nino për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, për shkak të tërheqjes nga kandidimi.
  • Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, zj. Nurihan Meta (Seiti), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të njoftohet sapo të vendoset.