Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërje të plotë të anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të mërkurën, më datë 15.04.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.
Pas prezantimit të relacionit të përgatitur nga relatori, për kandidatin që ka aplikuar për vendin vakant të shpallur nga Institucioni i Presidentit të Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
- Ndalimin e kandidimit të z. Alaudin Malaj, për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës, me datë 31.10.2025.

Gjykata e Lartë