Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij si dhe të përfaqësuesve të ftuar në përputhje me pikën 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi të enjten, më datë 11.12.2025, mbledhjen e radhës, në bazë të rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar të datës 09.12.2025.
Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi diskutoi dhe miratoi projekt-aktet nënligjore të mëposhtme:
- Vendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4 datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ’’Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (i ndryshuar)” .
- Vendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 1, datë 08.02.2019 “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”

Gjykata e Lartë