Mbledhja e radhës e K.E.D. datë 04.03.2024

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij të përhershëm dhe atyre zëvendësues, të Avokatit të Popullit, si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e hënë, datë 4 mars 2024, mbledhjen e tij të radhës, bazuar në rendin e ditës të shpallur në njoftimin e datës 23 shkurt 2024.

Në mbështetje të materialeve të përgatitura dhe raportimit të bërë nga Kryetari i KED z. Sokol Ngresi, anëtarët e këshillit u njohën dhe diskutuan në lidhje me disa problematika që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit normal të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Gjithashtu në mbledhje u shtrua edhe diskutimi mbi krijimin e sistemit të hedhjes së shortit elektronik si edhe krijimit të një faqe WEB për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli u njoh dhe diskutoi edhe me disa çështje të lindura ndër vite me konfliktet gjyqësore, që kanë të bëjnë me mënyrën e zbatim të normave procedurale gjatë procedurës së verifikimit dhe plotësimit të kushteve formale të kandidimit.