MBLEDHJA E RADHËS E K.E.D. DATË 03.02.2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e hënë datë 03.02.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.01.2025. 
 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatori lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:


• Përfundimin e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Klodian Rado për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi; 
• Përfundimin e procedurave të verifikimit të kushteve ligjore për kandidatin Alfred Balla për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi;

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gjithashtu KED u njoh edhe me prezantimin nga ana e relatorëve të informacioneve të deritanishme,  lidhur me ecurinë e procesit të verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë konkuruar për t’u zgjedhur anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendet vakante të shpallur respektivisht nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë.

Mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të njoftohet sapo të vendoset.