ENKELEJDA METALIAJ

Anëtare e Gjykatës së Lartë
 

Enkelejda Metaliaj (Softa) u lind më 17 Korrik 1972, në Durrës. Në vitin 1994 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Mban gradën shkencore “Doktor” prej vitit 2017.

Prej marsit 1995 deri në maj të vitit 2000, Znj. Metaliaj ka ushtruar detyrën e ndihmësgjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej majit të vitit 2000 e deri në prill të vitit 2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, prej nga më pas është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deri në muajin mars të vitit 2016. Prej këtij viti, deri në emërimin e saj si anëtare e Gjykatës së Lartë, Znj. Metaliaj ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, gjykatë të cilën e drejtoi prej muajit korrik 2021.

Znj. Metalia ka qenë pedagoge e jashtme në universitetin jopublik “Justiniani I” dhe Universitetin e Tiranës, për “Të drejtën e Civile” dhe “Të drejtën e punës”, gjatë viteve 2007 – 2010.

Prej vitit 1999, Znj. Metaliaj ka marrë pjesë në shumë trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës si edhe ka qenë referuese në disa aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze.

Me dekretin nr. 78, datë 06.06.2023 të Presidentit të Republikës, është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.​