ARTUR KALAJA

Anëtar i Gjykatës së Lartë - Kryetar i Kolegjit Civil

 

Artur Kalaja u lind më 20 Prill 1960, në Tiranë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë, në vitet akademike 1992 – 1996. Në vitin 1997, ka marrë nga Ministria e Drejtësisë licensen e ushtrimit të profesionit të Avokatit. Në vitet 1998 - 2001, ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, duke u diplomuar me titullin "Magjistrat - Gjyqtar".

Në kuadër të kryerjes së praktikës profesionale të Shkollës së Magjistratures, me dekret të Presidentit të Republikës datë 15.09.2000, është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Magjistraturës, me dekret të Presidentit të Republikës datë 02.10.2001, është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Më datë 16.05.2006, me dekret të Presidentit të Republikës është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Z. Kalaja, ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin "Master Shkencor në të Drejtën Civile", në vitet 2009 - 2010, si edhe ka kryer disa trajnime në fushën e së drejtës, brenda dhe jashtë vendit. Ai është certifikuar nga Këshilli i Evropës, Strasburg, si "Trainer kombëtar për Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut". Prej disa vitesh ka qenë ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Me dekretin Nr.13173, datë 26.07.2021, të Presidentit të Republikës, është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.