Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, njofton se në datën 10.06.2022, mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore, çështjen penale me nr . 88000-00115-00-2017 akti, me palë; Kërkues: Sh. K., Subjekt i Interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe objekt: “Mosekzekutimi i vendimit penal të formës së prerë duke u përjashtuar nga vuajtja e dënimit për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të vendimit Nr. 67 datë 22.11.1991 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë për të dënuarin Sh. K.”

Çështja penale me nr. 88000-00115-00-2017 akti, ka ardhur për gjykim në Gjykatën e Lartë, pas shqyrtimit të saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendimin nr. 84 datë 13.10.2016, ka vendosur: Pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.447, datë 05.03.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se bazuar në nenin 438 pag.1 i Kodit të Procedurës Penale, të nisë procedurën për ndryshim të praktikës gjyqësore në lidhje me Vendimin Unifikues nr.7 të vitit 2002 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit: “Nuk mund të ketë zgjatje të afateve të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit për asnjë lloj shkaku. Kjo vlen si për rastet kur vendimi i dënimit nuk është vënë fare në ekzekutim, ashtu dhe për rastet kur ky vendim është vënë në ekzekutim dhe pasi i dënuari ka filluar të vuajë dënimin, vuajtja e mëtejshme e tij ndërpritet për çfarëdo lloj shkaku, sikurse mund të jetë dhe largimi i të dënuarit nga vuajtja e dënimit”, lidhur me momentin e llogaritjes së afateve të parashkrimit në kushtet kur ekzekutimi i dënimit ka filluar dhe për shkaqe të ndryshme ndërpritet.

Klikoni këtu për tu njohur me vendimin e plotë të Kolegjit Penal.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte