Bazuar në Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë” dhe “Rregulloren e brendshme për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, K.E.D njofton thirrjen e mbledhjes së radhës së K.E.D., me datë 15 korrik 2025, ora 15.30, pranë Gjykatës së Lartë, me rendin e ditës si vijon:
Shpallja e vendimit të KED për kandidaten Genta Tafa, e cila ka konkuruar për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë.