MBLEDHJA E RADHËS E KED, DATË 28.05.2026

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërjen e anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të enjten, më datë 28.05.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.

KED diskutoi mbi ecurinë e procesit të verifikimit të kandidatëve që kanë konkuruar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, në funksion të rritjes së eficencës dhe përshpejtimit të procesit të verifikimit dhe plotësimit të kushteve të kandidatëve, KED vendosi që të administrojë aktet e depozituara dhe të verifikuara nga KED-et e mëparëshme, për kandidatët të cilët kanë kandiduar edhe më parë në vendet vakante dhe që kandidojnë sërish.