{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/publiku/njoftim-per-njesim-te-praktikes-gjyqesore-21.7.2026","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2512","created_at":"2026-07-22T09:19:46.876Z","publishDate":"2026-07-22","type":"PUBLIC","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/gjykata_e_larte_new_politics_logo_presentation_017_copy_2_bbd291eec0_8051e963b9_62e28aa385.webp"},"title":{"text_sq":"Njoftim për njësim të praktikës gjyqësore - 21.7.2026","text_en":"Njoftim për njësim të praktikës gjyqësore - 21.7.2026"},"displayTitle":"Njoftim për njësim të praktikës gjyqësore - 21.7.2026","slug":"njoftim-per-njesim-te-praktikes-gjyqesore-21.7.2026","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22089","text_sq":"
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në datën 21.07.2026, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen penale me Nr. Regj. Them. 51091-00556-00-2025 që u përket palëve: Kërkues - Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kundër – Të gjykuar: E.D., etj., Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i  detyrës”, i parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Në mbështetje të nenit 141/1 të Kushtetutës, njësimi dhe zhvillimi i praktikës gjyqësore përbën funksionin kryesor kushtetues të Gjykatës së Lartë. Duke qenë se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, Kolegji vlerëson se çështja duhet të shqyrtohet në seancë gjyqësore me trup gjykues prej pesë gjyqtarësh, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore dhe përcaktimin e standardeve të qarta lidhur me çështjen e parashtruar në pjesën urdhëruese të këtij vendimi. Për këto arsye, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 438 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

1. Kalimin e çështjes penale nr. 51091-00556-00-2025 datë regjistrimi 12.09.2025, për shqyrtim në seancë gjyqësore me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore në lidhje me çështjen:

a.       “Në kuptim të nenit 248 të Kodit Penal, shprehja 'në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës', a i përfshin edhe veprimet ose mosveprimet e kryera në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga aktet nënligjore, të nxjerra në bazë dhe për zbatim të ligjit?\"
","text_en":"

"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2512","lang":"sq","type":"PUBLIC"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}