{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/publiku/njoftim-per-nisjen-e-procedures-se-ndryshimit-te-pjesshem-te-praktikes-gjyqesore-te-njesuar-per-ceshtjen-administrative-me-nr.-akti-30005-00674-00-2025","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2422","created_at":"2026-06-02T13:27:18.222Z","publishDate":"2026-06-02","type":"PUBLIC","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/gjykata_e_larte_new_politics_logo_presentation_017_copy_2_bbd291eec0_8051e963b9_62e28aa385.webp"},"title":{"text_sq":"NJOFTIM PËR NISJEN E PROCEDURËS SË NDRYSHIMIT TË PJESSHËM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE TË NJËSUAR PËR ÇËSHTJEN ADMINISTRATIVE ME NR. AKTI 30005-00674-00-2025 \n\n","text_en":"NJOFTIM PËR NISJEN E PROCEDURËS SË NDRYSHIMIT TË PJESSHËM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE TË NJËSUAR PËR ÇËSHTJEN ADMINISTRATIVE ME NR. AKTI 30005-00674-00-2025 \n\n"},"displayTitle":"NJOFTIM PËR NISJEN E PROCEDURËS SË NDRYSHIMIT TË PJESSHËM TË PRAKTIKËS GJYQËSORE TË NJËSUAR PËR ÇËSHTJEN ADMINISTRATIVE ME NR. AKTI 30005-00674-00-2025 \n\n","slug":"njoftim-per-nisjen-e-procedures-se-ndryshimit-te-pjesshem-te-praktikes-gjyqesore-te-njesuar-per-ceshtjen-administrative-me-nr.-akti-30005-00674-00-2025","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"21920","text_sq":"
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen administrative me nr. 30005-00674-00-2025 akti me palë; Paditës: H. M.,

I Paditur: Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Objekt: Prishjen e vendimit të caktimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi në shërbim dhe ricaktimin e masës së pensionit të rillogaritur atë sa herë ndryshon paga referuese dhe indeksohen pensionet që në datë 01.09.2008 dhe në vazhdim. Pagimin e të gjitha diferencave midis masës së pensionit që i takon dhe pensionit të dhënë, të cilat rezultojnë nga caktimi i gabuar i masës së pensionit nga mosrillogaritja e pensionit sa herë ka ndryshuar paga referuese dhe nga mosindeksimi i pensionit.

Kolegji Administrativ vlerëson se çështja duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga organi kompetent për ndryshimin e saj, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Baza ligjore për nisjen e kësaj procedure gjendet në nenin 481 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 62/a të ligjit nr. 49/2012. Këto dispozita i japin Kolegjit përkatës të Gjykatës së Lartë kompetencën për të nisur procedurën e njësimit ose të ndryshimit të praktikës gjyqësore, kur çështja konkrete paraqet nevojë për zgjidhje nga Kolegjet e Bashkuara.

Në rastin konkret, nevoja për dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara rrjedh nga katër arsye të lidhura ndërmjet tyre:

së pari, nga përjashtimi i ligjit nr. 9418/2005 në një situatë ku e drejta kishte lindur gjatë kohës kur ky ligj ishte në fuqi;

së dyti, nga fakti se neni 29 i ligjit nr. 10142/2009 nuk shprehet qartë për efekt prapaveprues të përgjithshëm dhe as për pazbatueshmërinë e ligjit nr. 9418/2005;

së treti, nga nevoja për të arsyetuar vijimin e zbatimit të kufizimit të vjetër pas shfuqizimit të tij me ligjin nr. 9210/2004; dhe,

së katërti, nga detyrimi i Gjykatës së Lartë për të kontrolluar ligjshmërinë e interpretimit të ligjit material, pa e zëvendësuar këtë kontroll me referim formal te praktika unifikuese.

Nevoja për ndryshim është e pjesshme. Ajo nuk prek tërësinë e vendimit unifikues nr.3/2016, por vetëm segmentet që kanë përcaktuar: zbatimin e ligjit nr. 8087/1996 për periudhën 01.01.1999 deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10142/2009 edhe kur e drejta ka lindur gjatë kohës së ligjit nr.9418/2005; pazbatueshmërinë e skemës së ligjit nr. 9418/2005; mundësinë e rillogaritjes me efekt ulës; dhe zbatimin e kufizimit të vjetër të pensionit maksimal të pleqërisë mbi të gjithë masën e pensionit të parakohshëm.

Për këto arsye, Kolegji çmon se çështja nuk mund të zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme juridike as duke anashkaluar vendimin unifikues nr. 3/2016 vetëm për rastin konkret, as duke e zbatuar atë në mënyrë mekanike. Rruga procedurale që garanton respektimin e fuqisë detyruese të praktikës së njësuar, sigurinë juridike dhe zbatimin efektiv të detyrave të lëna nga Gjykata Kushtetuese është dërgimi i çështjes përpara Kolegjeve të Bashkuara, me qëllim që ato të përcaktojnë nëse vendimi unifikues nr. 3/2016 duhet të ndryshohet, kufizohet ose saktësohet në pjesët që bien në tension me arsyetimin kushtetues të vendimit nr. 34/2025.

ÇËSHTJA JURIDIKE QË I SHTROHET KOLEGJEVE TË BASHKUARA

Në funksion të shqyrtimit të nevojës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar me vendimin unifikues nr. 3, datë 24.11.2016, Kolegji Administrativ çmon se Kolegjeve të Bashkuara duhet t’u shtrohen për zgjidhje këto çështje juridike:

1. Për ligjin e zbatueshëm në momentin e lindjes së të drejtës

A është në përputhje me parimin e sigurisë juridike, mbrojtjen e pritshmërive legjitime dhe standardet e jurisprudencës kushtetuese rregulli i njësuar me vendimin unifikues nr. 3/2016, sipas të cilit, për periudhën nga data 01.01.1999 deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10142/2009, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi përllogaritet sipas ligjit nr. 8087/1996, të ndryshuar, edhe kur e drejta për përfitim ka lindur gjatë kohës kur në fuqi ishte ligji nr. 9418/2005, i ndryshuar me ligjin nr. 9481/2006?

Në këtë aspekt, a mund të interpretohet neni 29 i ligjit nr. 10142/2009 si bazë e mjaftueshme për mënjanimin e ligjit nr. 9418/2005 për periudhën kur ky ligj ka qenë në fuqi dhe kur subjektit i ka lindur e drejta për përfitim, në dritën e nenit 33  të ligjit nr. 9418/2005, nenit 37 të ligjit nr. 49/2012 dhe standardeve kushtetuese mbi sigurinë juridike dhe pritshmëritë legjitime?

2. Për zbatimin e kufizimit të vjetër të pensionit maksimal

A është në përputhje me parimin e sigurisë juridike rregulli i njësuar me vendimin unifikues nr. 3/2016, sipas të cilit kufizimi i nenit 11 të ligjit nr. 8087/1996 zbatohet mbi të gjithë masën e pensionit të parakohshëm, edhe për periudhën pas shfuqizimit të këtij kufizimi me ligjin nr. 9210/2004?

Këto çështje nuk shtrohen për të rivlerësuar në mënyrë abstrakte skemën ligjore të pensioneve suplementare dhe as për të vënë në diskutim në tërësi vendimin unifikues nr. 3/2016. Ato shtrohen vetëm për të përcaktuar nëse segmentet e mësipërme të praktikës së njësuar mund të vijojnë të zbatohen në kuptimin e tyre të deritanishëm, pas standardeve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ose nëse kërkojnë ndryshim, kufizim apo saktësim nga Kolegjet e Bashkuara.

Për këto arsye, bazuar në nenin 481 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 62/a të ligjit nr. 49/2012, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vendosi:

1.         Nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar me vendimin unifikues nr. 3, datë 24.11.2016, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

2.         Dërgimin e çështjes për shqyrtim përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

3.         T’u shtrohen Kolegjeve të Bashkuara për zgjidhje çështjet juridike të formuluara në pikën 27 të këtij vendimi.
","text_en":"

"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2422","lang":"sq","type":"PUBLIC"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}