{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/fjalime/juristi-i-ri-perballe-drejtesise-se-sotme:-dije-integritet-pergjegjesi","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2381","created_at":"2026-05-11T12:16:18.878Z","publishDate":"2026-05-11","type":"SPEECH","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_05_11_at_14_07_47_4_67aa010df5.jpeg"},"title":{"text_sq":"Juristi i ri përballë drejtësisë së sotme: dije, integritet, përgjegjësi","text_en":"Juristi i ri përballë drejtësisë së sotme: dije, integritet, përgjegjësi"},"displayTitle":"Juristi i ri përballë drejtësisë së sotme: dije, integritet, përgjegjësi","slug":"juristi-i-ri-perballe-drejtesise-se-sotme:-dije-integritet-pergjegjesi","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"21838","text_sq":"
Juristi i ri përballë drejtësisë së sotme: dije, integritet, përgjegjësi

Të nderuar pedagogë,
Të dashur studentë,
Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush, në një mjedis universitar, aty ku formohet mendimi juridik, ku ndërtohen pyetjet e para serioze mbi drejtësinë dhe ku nis, në të vërtetë, udhëtimi profesional i çdo juristi.

Për mua, takimet me studentët kanë gjithmonë një vlerë të veçantë, sepse janë takime me brezin e ri të profesionistëve të së drejtës, me të ardhmen e drejtësisë, me ata që nesër do të jenë gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, akademikë, këshilltarë ligjorë, nëpunës publikë apo drejtues institucionesh. Pra me ata që do të mbajnë në duar një pjesë të rëndësishme të besimit të qytetarëve te ligji, te institucionet dhe te drejtësia.

Tema që kam zgjedhur të ndaj sot me ju është: “Juristi i ri përballë drejtësisë së sotme: dije, integritet, përgjegjësi”.

Nuk është një temë rastësore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me një pyetje që çdo student i drejtësisë duhet t’ia bëjë vetes që në fillim: çfarë do të thotë të jesh jurist në shoqërinë e sotme?

A mjafton të njohësh ligjin? A mjafton të dish dispozitat? A mjafton të zotërosh teknikën juridike? Apo profesioni i juristit kërkon diçka më shumë: karakter, përgjegjësi, ndershmëri intelektuale, kurajë dhe ndjeshmëri ndaj drejtësisë?

Unë besoj se përgjigjja është e qartë: juristi i mirë nuk formohet vetëm nga ajo që di, por edhe nga mënyra se si e përdor dijen e tij.

Drejtësia e sotme është një drejtësi në lëvizje. Ajo përballet me pritshmëri të mëdha publike, me kërkesa për më shumë eficiencë, më shumë cilësi, më shumë transparencë dhe më shumë besim. Sistemi ynë i drejtësisë ka kaluar dhe vazhdon të kalojë procese të thella transformimi. Reforma në drejtësi ka ndryshuar institucione, mekanizma kontrolli, karriera gjyqësore dhe standarde përgjegjësie.

Megjithatë, asnjë reformë, sado e rëndësishme të jetë në nivel institucional, nuk mund të ketë sukses të plotë nëse nuk shoqërohet me formimin e një kulture të re juridike. Kjo kulturë nis këtu, në auditor, në universitet, në mënyrën se si studenti mëson të lexojë ligjin, të kuptojë konfliktin, të ndërtojë argumentin dhe të respektojë të vërtetën.

Prandaj, drejtësia nuk fillon vetëm në gjykatë. Ajo fillon shumë më herët. Fillon në mënyrën si formohet juristi. Fillon në raportin që ai krijon me dijen, me etikën, me përgjegjësinë dhe me pushtetin që i jep profesioni.

I. Dija juridike si themel i profesionit

Boshti i parë është dija. Natyrisht, nuk mund të ketë jurist të mirë pa dije juridike. Njohja e Kushtetutës, e ligjit, e kodeve, e jurisprudencës dhe e parimeve themelore të së drejtës është baza e çdo profesioni juridik, por dija juridike nuk është memorizim mekanik dispozitash.

Ligji nuk është thjesht tekst. Ligji është normë që jeton në realitetin shoqëror. Ai duhet kuptuar, interpretuar dhe zbatuar me përgjegjësi.

Një jurist i ri duhet të mësojë që në fillim se mes leximit të ligjit dhe dhënies së drejtësisë ka një hapësirë shumë të rëndësishme, që është hapësira e arsyetimit juridik. Pikërisht aty dallohet juristi formalist nga juristi i vërtetë. Juristi formalist mjaftohet me citimin e dispozitës. Juristi i vërtetë kërkon kuptimin e saj, qëllimin, raportin me parimet kushtetuese, me të drejtat themelore dhe me rrethanat konkrete të çështjes.

Në praktikën gjyqësore, një nga sfidat më të mëdha nuk është mungesa e normës, por mënyra se si ajo kuptohet dhe zbatohet. Shpesh, një çështje nuk zgjidhet vetëm duke pyetur “çfarë thotë ligji?”, por edhe “pse e thotë ligji këtë?”, “çfarë vlere mbron ai?”, “si duhet zbatuar në mënyrë të drejtë në rastin konkret?”.

Prandaj, studentit të drejtësisë i duhet më shumë se informacion. I duhet metodë, mendim kritik dhe kulturë argumentimi. Ai duhet të mësojë të dallojë një qëndrim të mbështetur në ligj nga një opinion personal, një parim juridik nga një interes i çastit dhe një interpretim të ndershëm të normës nga një justifikim i një rezultati të paracaktuar.

Në këtë kuptim, universiteti nuk duhet ta përgatisë studentin vetëm për të kaluar provime. Duhet ta përgatisë për të përballuar dilemat e jetës profesionale, sepse puna e juristit nuk lidhet vetëm me zbatimin e ligjit, por edhe me zgjedhje etike, përgjegjësi institucionale dhe pasoja njerëzore. Dhe pikërisht në këto dilema, dija e vërtetë juridike merr vlerën e saj.

II. Integriteti si kusht i besimit

Boshti i dytë është integriteti. Nëse dija është themeli profesional i juristit, integriteti është themeli moral i tij. Një shoqëri mund të tolerojë përkohësisht gabime profesionale, sepse gabimi mund të korrigjohet. Një shoqëri e ka shumë më të vështirë të pranojë mungesën e integritetit, sepse ajo prek vetë besimin te drejtësia.

Dija pa integritet nuk i shërben drejtësisë. Ajo mund të kthehet në formalizëm, në oportunizëm ose në aftësi për ta përdorur ligjin jo për të mbrojtur të drejtën, por për të justifikuar padrejtësinë. Për këtë arsye, një jurist që di shumë, por nuk ka integritet, nuk është forcë për drejtësinë; ai mund të bëhet pengesë për të.

Prandaj, një mesazh që dua ta ndaj qartë me ju është ky: juristi i mirë nuk matet vetëm nga ajo që di, por edhe nga kufijtë që nuk pranon t’i kalojë. Ai nuk pranon të shtrembërojë faktet, të përdorë ligjin kundër qëllimit të tij, të heshtë kur e drejta deformohet, apo ta shohë profesionin vetëm si mjet karriere, përfitimi ose ndikimi.

Integriteti nuk është një fjalë formale dhe as vetëm një parim i shkruar në kodet e etikës. Ai është mënyrë e të menduarit dhe e të vepruarit; është aftësia për të ruajtur dinjitetin profesional edhe kur rrethanat janë të vështira, kur presioni është i madh dhe kur rruga më e lehtë nuk është rruga më e drejtë.

Integriteti nuk kërkohet vetëm nga gjyqtari. Ai kërkohet nga çdo jurist, nga prokurori që vendos për ndjekjen penale, nga avokati që mbron interesin e klientit pa cenuar të vërtetën, nga nëpunësi publik që zbaton ligjin, nga akademiku që formon brezat e rinj dhe nga këshilltari ligjor që orienton vendimmarrjen institucionale. Në secilin prej këtyre roleve, integriteti nuk mbetet një cilësi personale; ai kthehet në mënyrën se si qytetari e përjeton ligjin dhe drejtësinë në jetën e përditshme.

Prandaj, besimi te drejtësia nuk ndërtohet vetëm nga vendimet e mëdha. Ai ndërtohet çdo ditë, nga veprime të vogla, nga qëndrime të ndershme, nga korrektësia profesionale dhe nga serioziteti me të cilin trajtohet çdo çështje dhe çdo qytetar. Në këtë kuptim, integriteti është ura që lidh dijen juridike me besimin publik.

III. Përgjegjësia si prova reale e dijes dhe integritetit

Pas dijes dhe integritetit vjen natyrshëm një dimension i tretë, pa të cilin dy të parat mbeten të paplota: përgjegjësia.

Dija i jep juristit mjetet për të kuptuar ligjin. Integriteti i jep forcën morale për të mos e përdorur atë në mënyrë të padrejtë. Ndërsa përgjegjësia i kujton se çdo veprim profesional, çdo qëndrim juridik dhe çdo vendimmarrje prodhon pasoja reale mbi njerëzit, mbi institucionet dhe mbi shoqërinë.

Në këtë kuptim, përgjegjësia nuk është një nocion abstrakt. Ajo fillon me kujdesin ndaj faktit, me ndershmërinë në leximin e provave, me korrektësinë në përdorimin e ligjit dhe me seriozitetin në ndërtimin e argumentit. Një jurist i përgjegjshëm nuk kërkon thjesht të fitojë një debat, të mbrojë një pozicion apo të arrijë një rezultat të dëshiruar; ai kërkon që qëndrimi i tij të jetë i arsyetuar, i ndershëm dhe i mbështetur në ligj.

Prandaj, përgjegjësia e juristit është, në radhë të parë, përgjegjësi ndaj arsyetimit.

Arsyetimi juridik është pika ku takohen dija dhe integriteti. Aty shihet nëse juristi e njeh ligjin dhe nëse e përdor atë me ndershmëri. Aty kuptohet nëse ai i ka marrë seriozisht faktet, argumentet e palëve, parimet kushtetuese dhe pasojat që sjell vendimmarrja.

Një përfundim juridik mund të jetë formalisht i saktë, por pa arsyetim bindës ai nuk krijon besim. Përkundrazi, kur arsyetimi është i qartë, i ndershëm dhe i kontrollueshëm, edhe pala që nuk fiton mund të kuptojë pse gjykata ka arritur në atë përfundim.

Kjo është arsyeja pse cilësia e arsyetimit nuk është çështje stili, por çështje drejtësie. Një vendim i arsyetuar mirë nuk i shërben vetëm zgjidhjes së çështjes konkrete. Ai i shërben transparencës, kontrollit publik, sigurisë juridike dhe besimit të qytetarit te drejtësia.

Nga ky këndvështrim, përgjegjësia individuale e juristit nuk mbetet e shkëputur nga përgjegjësia institucionale e sistemit të drejtësisë, sepse një sistem drejtësie nuk vlerësohet vetëm nga ekzistenca e institucioneve, por nga cilësia e vendimeve që ato japin, nga qëndrueshmëria e standardeve që krijojnë dhe nga aftësia për t’i dhënë qytetarit një përgjigje të qartë, të arsyetuar dhe të parashikueshme.

Pikërisht këtu merr kuptim edhe roli i Gjykatës së Lartë si maja e piramidës së sistemit gjyqësor.

Gjykata e Lartë nuk është thjesht gjykata që shqyrton rekursin në një çështje të caktuar. Funksioni i saj kryesor është të orientojë praktikën gjyqësore, të garantojë zbatimin e njëtrajtshëm të ligjit dhe të forcojë sigurinë juridike. Përmes vendimeve, Gjykata e Lartë nuk u flet vetëm palëve të një procesi. Ajo i drejtohet gjithë sistemit gjyqësor, profesionistëve të së drejtës, si dhe qytetarit.

Kur Gjykata e Lartë qartëson një standard, ajo u jep gjykatave më të ulëta një pikë orientimi. Kur zhvillon praktikën gjyqësore, ajo ndihmon që ligji të zbatohet në mënyrë më të drejtë, më të njëtrajtshme dhe më të parashikueshme. Kur arsyeton qartë, ajo forcon jo vetëm zgjidhjen e çështjes konkrete, por edhe besimin se drejtësia nuk është çështje rastësie, por rezultat i ligjit, arsyes dhe përgjegjësisë.

Prandaj, për ju si studentë, mesazhi është i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm: përgjegjësia profesionale fillon shumë përpara se të merrni një detyrë publike. Ajo fillon që në mënyrën si lexoni një vendim, si ndërtoni një argument, si shkruani një analizë, si respektoni faktin dhe si mësoni të mos e përdorni ligjin për të mbështetur një përfundim të paracaktuar.

Nëse dija ju mëson të kuptoni ligjin dhe integriteti ju mëson të mos e tradhtoni atë, përgjegjësia ju mëson ta përdorni ligjin me vetëdijen se pas çdo norme, çdo dosjeje dhe çdo vendimi qëndron një njeri, një e drejtë dhe një pritshmëri për drejtësi.

Të dashur studentë,

Drejtësia e sotme ka nevojë për juristë të ditur, por jo arrogantë, për juristë të pavarur, por jo të shkëputur nga përgjegjësia, për juristë kritikë, por jo cinikë, për juristë ambiciozë, por jo oportunistë.

Ajo ka nevojë për juristë që e kuptojnë se ligji nuk është instrument pushteti, por garanci lirie, se pavarësia nuk është privilegj personal, por përgjegjësi ndaj qytetarit, dhe se autoriteti i profesionit nuk buron vetëm nga pozicioni, por nga mënyra se si ushtrohet ai. Në këtë kuptim, pavarësia dhe përgjegjësia nuk janë kundërshtare të njëra-tjetrës. Përkundrazi, ato e plotësojnë dhe e mbajnë të gjallë njëra-tjetrën.

Pavarësia pa përgjegjësi mund të kthehet në vetëkënaqësi institucionale. Përgjegjësia pa pavarësi mund të kthehet në nënshtrim ndaj presionit. Prandaj drejtësia ka nevojë për të dyja: për pavarësi që mbron vendimmarrjen nga ndikimet e paligjshme dhe për përgjegjësi që e lidh këtë vendimmarrje me ligjin, arsyen dhe qytetarin.

Ky është një mësim i rëndësishëm për çdo jurist të ri. Autoriteti i profesionit nuk buron thjesht nga pozicioni që mban, por nga mënyra se si e ushtron atë. Një gjyqtar nuk bëhet i besueshëm vetëm sepse mban togën; një prokuror nuk bëhet i drejtë vetëm sepse përfaqëson akuzën publike; një avokat nuk bëhet i mirë vetëm sepse njeh procedurën; një akademik nuk bëhet autoritet vetëm sepse jep leksion. Autoriteti fitohet çdo ditë, përmes dijes, integritetit dhe përgjegjësisë.

Prandaj, këshilla ime për ju është ta merrni seriozisht këtë periudhë të formimit tuaj. Mos e shihni universitetin vetëm si një etapë për të marrë një diplomë, por si hapësirën ku formohet mënyra juaj e të menduarit, karakteri juaj profesional dhe raporti juaj me drejtësinë.

Lexoni më shumë se sa kërkon programi. Pyetni më shumë se sa kërkon provimi. Mos kini frikë nga mendimi kritik dhe mos u mjaftoni me përgjigje të gatshme. Mësoni të argumentoni, por edhe të dëgjoni, të kundërshtoni, por edhe të respektoni mendimin ndryshe. Mësoni se e drejta nuk është vetëm teknikë, por edhe kulturë, sepse nesër, kur të dilni nga auditori dhe të hyni në jetën profesionale, do të kuptoni se sfida më e madhe nuk është vetëm të dish ligjin. Sfida më e madhe është të mbetesh i drejtë në përdorimin e tij.

Të nderuar pjesëmarrës,
Të dashur studentë,

Dua ta mbyll me një mendim të thjeshtë: drejtësia nuk është vetëm institucion. Drejtësia është edhe kulturë, edhe karakter, edhe përgjegjësi njerëzore.

Institucionet mund të reformohen me ligje, procedurat mund të përmirësohen me akte dhe teknologjia mund të rrisë shpejtësinë dhe transparencën, por drejtësia e vërtetë kërkon njerëz të formuar mirë, të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të aftë për të mbajtur peshën morale të profesionit.

Ju jeni në fillim të këtij udhëtimi. Kjo është një mundësi e çmuar, por edhe një përgjegjësi që duhet marrë seriozisht.

Nëse arrini ta ndërtoni formimin tuaj mbi tri shtylla - dijen, integritetin dhe përgjegjësinë - atëherë nuk do të jeni thjesht juristë të diplomuar. Do të jeni profesionistë që i japin kuptim drejtësisë dhe besim shoqërisë.

Dhe ky, në fund të fundit, është misioni më i lartë i çdo juristi.

Ju faleminderit.

Vlorë, më 11.05.2026
","text_en":"

"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2381","lang":"sq","type":"SPEECH"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}