{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/fjalime/fjala-e-kryetarit-te-gjykates-se-larte-ne-takimin-e-ministrise-se-drejtesise-me-institucionet-e-drejtesise","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2501","created_at":"2026-07-15T08:42:57.310Z","publishDate":"2026-07-15","type":"SPEECH","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/Whats_App_Image_2026_07_15_at_10_34_49_1fbc25a9b6.jpeg"},"title":{"text_sq":"Fjala e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, në takimin e Ministrisë së Drejtësisë me institucionet e drejtësisë","text_en":"Fjala e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, në takimin e Ministrisë së Drejtësisë me institucionet e drejtësisë"},"displayTitle":"Fjala e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, në takimin e Ministrisë së Drejtësisë me institucionet e drejtësisë","slug":"fjala-e-kryetarit-te-gjykates-se-larte-ne-takimin-e-ministrise-se-drejtesise-me-institucionet-e-drejtesise","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"22058","text_sq":"
NDËRHYRJE E KRYETARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Z. Sokol Sadushi

Takimi i Ministrisë së Drejtësisë me Institucionet e Drejtësisë

Zbatimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030

15 Korrik 2026

Të nderuar pjesëmarrës,

Zbatimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030 lidhet drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë e reformës, me funksionimin efektiv të institucioneve dhe me përmbushjen e kritereve përmbyllëse të Kapitullit 23. Në emër të Gjykatës së Lartë, falënderoj Ministrinë e Drejtësisë për organizimin e këtij takimi. Për periudhën raportuese, Gjykata e Lartë paraqet rezultate konkrete në katër drejtime.

Së pari, në efikasitet. Ndërsa në vitin 2025 stoku i çështjeve të mbartura në gjyqësor u ul me 1.1%, në Gjykatën e Lartë reduktimi arriti në 21.3%, niveli më i lartë ndërmjet të gjitha shkallëve të gjykimit. Prirja pozitive ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Backlog-u është ulur me 12.9%, duke zbritur në 12,031 çështje, ndërsa norma e likuidimit ka arritur në 213%. Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e gjyqtarëve dhe të administratës, si dhe një organizim institucional të orientuar drejt rezultateve.

Së dyti, në garantimin e zbatimit të njëtrajtshëm të ligjit. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Kolegjet kanë dhënë 4 vendime njësuese, ndërsa 11 çështje të tjera janë identifikuar si praktika që kërkojnë njësim. Ky është thelbi i misionit kushtetues të Gjykatës së Lartë: jo vetëm zgjidhja e çështjeve individuale, por sigurimi që ligji të kuptohet dhe të zbatohet në mënyrë të njëjtë.

Së treti, në përhapjen dhe aksesin në jurisprudencë. Gjykata ka vijuar publikimin e vendimeve dhe ka konsoliduar platformën JUDIX, e cila përmban mbi 2,000 vendime të kërkueshme. Gjatë gjashtëmujorit të fundit janë përgatitur 5 Buletine Periodike dhe 9 Buletine Tematike, duke e çuar në 55 numrin e publikimeve që prej vitit 2022. Përmes tyre janë bërë të aksesueshme qindra vendime të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencë krahasuese nga Franca e Italia. Këto publikime arrijnë sot te mbi 2,800 përdorues të regjistruar.

Së katërti, në transparencën dhe hapjen ndaj publikut. Është zgjeruar ndjeshëm informacioni që u ofrohet qytetarëve dhe profesionistëve të së drejtës përmes seksionit \"Rregullat e Gjykimit\", me formularë standardë, udhëzues praktikë, raporte vjetore dhe përmbledhje të vendimeve njësuese. Në vitin 2026 u hap platforma “Dialog Juridik”, si hapësirë komunikimi me avokatët dhe profesionistët e drejtësisë. Komunikimi institucional është zgjeruar edhe përmes takimit vjetor me median dhe “Ditëve të Hapura” me nxënës e studentë.

Këto rezultate tregojnë se Gjykata e Lartë nuk e ka parë Strategjinë si një dokument raportimi, por si instrument për të konsoliduar efikasitetin, sigurinë juridike, transparencën dhe besimin e publikut. Ato dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur drejt përmbushjes së objektivave të Kapitullit 23.

Megjithatë, nuk do të doja që kjo ndërhyrje të mbetej vetëm një paraqitje e arritjeve. Rezultatet na japin edhe përgjegjësinë të shohim përpara. Për këtë arsye, dëshiroj të tërheq vëmendjen në tri çështje.

1. Nga matja e rezultateve te matja e punës reale

Sot dimë sa çështje regjistrohen, sa përfundojnë dhe sa ulet backlog-u, por këta tregues nuk pasqyrojnë të gjithë punën që qëndron pas një vendimi: studimin e dosjes, kërkimin juridik, seancën, diskutimin kolegjial, hartimin dhe arsyetimin.

Strategjia duhet të konkretizohet me një metodologji të unifikuar për matjen e ngarkesës efektive dhe të kohës reale që kërkojnë kategoritë e ndryshme të çështjeve. Kjo do të krijonte bazë objektive për planifikimin buxhetor e financiar dhe për përcaktimin e nevojave për gjyqtarë, këshilltarë ligjorë dhe staf administrativ. Për një gjykatë ligji, koha që nevojitet për interpretimin, njësimin dhe arsyetimin nuk është kohë e humbur; është kusht i cilësisë.

2. Nga sistemi elektronik te përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale

Ngritja e sistemit të ri elektronik të menaxhimit të çështjeve është një hap themelor. Por digjitalizimi nuk duhet të kuptohet thjesht si zëvendësimi i letrës me ekranin. Ai duhet të riorganizojë proceset, të ulë ngarkesën administrative dhe t’i krijojë gjyqtarit më shumë kohë për funksionin e tij thelbësor: gjykimin dhe arsyetimin e vendimit.

Ndërsa ndërtojmë infrastrukturën elektronike të drejtësisë, duhet të mendojmë që tani edhe për rregullat që do të qeverisin përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor. Ajo mund të ndihmojë në klasifikimin dhe anonimizimin e dokumenteve, kërkimin e jurisprudencës, administrimin e dosjeve dhe identifikimin e praktikave që kërkojnë njësim. Por duhet të mbetet një mjet mbështetës. Interpretimi i ligjit, vlerësimi i fakteve dhe vendimmarrja duhet të qëndrojnë nën kontrollin dhe përgjegjësinë e plotë të gjyqtarit.

Për këtë arsye, zhvillimi teknologjik duhet të shoqërohet që në fillim me një kuadër të qartë ligjor, etik dhe institucional, që të garantojë mbikëqyrjen njerëzore, transparencën, gjurmueshmërinë, mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Rregullat duhet të projektohen bashkë me sistemin, jo pasi teknologjia të ketë filluar të prodhojë pasoja juridike dhe institucionale.

3. Efikasiteti duhet të mbështesë cilësinë

Objektivi ynë nuk është vetëm një drejtësi më e shpejtë, por një drejtësi më e mirë. Rritja e ritmit duhet të mbështetet në organizim më të mirë, burime të mjaftueshme dhe teknologji të sigurt, jo në zvogëlimin e kohës së nevojshme për analizën dhe arsyetimin gjyqësor.

Suksesi i reformës nuk do të matet vetëm me numrin e çështjeve të përfunduara, por me aftësinë e sistemit për të ruajtur cilësinë ndërsa rrit efikasitetin.

Të nderuar pjesëmarrës,

Strategjia ka krijuar një drejtim të qartë dhe rezultatet janë inkurajuese. Faza e ardhshme kërkon planifikim të burimeve mbi bazën e evidencës, administrim modern të drejtësisë dhe teknologji që i shërben, por nuk e zëvendëson, gjyqtarin.

Gjykata e Lartë mbetet plotësisht e angazhuar të kontribuojë jo vetëm në përmbushjen e objektivave të Strategjisë dhe të Kapitullit 23, por edhe në orientimin e fazës së ardhshme të modernizimit të sistemit të drejtësisë. Nëse dekada e kaluar ishte dekada e Reformës në Drejtësi, dekada që kemi përpara duhet të jetë dekada e administrimit inteligjent, cilësor dhe të qëndrueshëm të drejtësisë.

Ju faleminderit!
","text_en":"

"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2501","lang":"sq","type":"SPEECH"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}