{"componentChunkName":"component---src-templates-news-article-js","path":"/sq/lajme/buletini/njohje-me-praktikenvendimmarrje-te-reja-per-kolegjin-administrativ.","result":{"data":{"api":{"newsArticle":{"id":"2428","created_at":"2026-06-04T11:56:07.145Z","publishDate":"2026-06-04","type":"BULLETIN","cover":{"url":"https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/gjykata_e_larte_new_politics_logo_presentation_017_copy_2_bbd291eec0_8051e963b9_62e28aa385.webp"},"title":{"text_sq":"Njohje me praktikën/vendimmarrje të reja për Kolegjin Administrativ.","text_en":"Njohje me praktikën/vendimmarrje të reja për Kolegjin Administrativ."},"displayTitle":"Njohje me praktikën/vendimmarrje të reja për Kolegjin Administrativ.","slug":"njohje-me-praktikenvendimmarrje-te-reja-per-kolegjin-administrativ.","body":[{"__typename":"API_ComponentArticlePatternBodyParagraph","content":[{"id":"21932","text_sq":"
Njohje me praktikën e re të Kolegjit Administrativ
“Akti normativ nënligjor vetëzbatues: legjitimimi aktiv i individit të cenuar dhe kufijtë e kontrollit gjyqësor”
Maksima -  Akti normativ nënligjor që ka karakter vetëzbatues dhe prodhon pasoja juridike të menjëhershme pa ndërmjetësimin e një akti individual zbatues, i nënshtrohet kontrollit të plotë të ligjshmërisë gjyqësore dhe individi i prekur gëzon legjitimim aktiv. Në analizën e legjitimimit aktiv, vetëzbatueshmëria ka rëndësi jo për të ndryshuar natyrën juridike të aktit, por për të vlerësuar nëse subjekti privat ka një cenim aktual dhe të drejtpërdrejtë, që e lejon të vërë në lëvizje juridiksionin. Prandaj, vetëzbatueshmëria nuk përbën kriter për rikualifikimin e aktit si individual, por vetëm kriter për të vlerësuar pranueshmërinë e padisë nga subjekti i prekur drejtpërdrejt.
Përdorimi i elementeve identifikues nuk e individualizon normën, por e bën vendimin të zbatueshëm, pa dalë jashtë objektit të padisë. Po kështu, përmendja e licencave në dispozitiv nuk përbën dalje jashtë objektit të padisë, pasi ato shërbejnë vetëm për individualizimin e segmentit normativ të kontestuar nga vetë paditësi dhe të pasojës së drejtpërdrejtë që norma ka prodhuar ndaj tij.
Fjalë kyçe - Akt normativ nënligjor vetëzbatues, kontroll gjyqësor, legjitimim aktiv, individ, interes i ligjshëm, diskrecion administrativ, siguri juridike, proporcionalitet.
Përmbledhje - Në këtë çështje rezulton se pala paditëse, shoqëri tregtare që ushtronte veprimtari në fushën e transportit rrugor, ishte pajisur nga ministria përgjegjëse (MIE) me licenca për disa linja ndërqytetëse. Me udhëzimin nr. 265, datë 05.12.2017, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shfuqizoi shtojcat e udhëzimit të mëparshëm, në të cilat përfshiheshin edhe linjat për të cilat ishte licencuar pala paditëse, duke parashikuar njëkohësisht detyrimin e subjekteve të transportit për dorëzimin e licencave dhe certifikatave pranë organit që i kishte lëshuar. Gjykata Administrative e Apelit shfuqizoi pjesërisht këtë akt normativ, ndërsa pala e paditur paraqiti rekurs duke pretenduar se gjykata ka tejkaluar objektin dhe e ka trajtuar çështjen si akt individual duke u shprehur në dispozitiv me togfjalëshin “sipas licencave”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerësoi se udhëzimi nr. 265/2017 ka natyrën e një akti nënligjor normativ, pasi rregullon rrjetin e linjave ndërqytetëse, vendos rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe nuk shteron me një zbatim të vetëm. Fakti që ky akt ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për operatorë konkretë nuk e zhvesh atë nga natyra normative dhe nuk e shndërron në akt individual. Kolegji theksoi se kur një akt normativ përmban dispozita vetëzbatuese, prodhon pasoja juridike të menjëhershme pa ndërmjetësimin e një akti individual zbatues, dhe për këtë arsye cenimi i paditësit është aktual, i drejtpërdrejtë dhe jo thjesht potencial, çka i jep atij legjitimim aktiv për ta kundërshtuar drejtpërdrejt në gjykatë.
Kolegji theksoi gjithashtu se shprehja “sipas licencave” shërben vetëm si referencë identifikuese e segmentit normativ ndaj të cilit norma prodhon efekt të menjëhershëm, pa e transformuar objektin e gjykimit në vendim mbi licencat si akte individuale.
Në vijim, Kolegji vlerësoi se kompetenca funksionale e Gjykatës Administrative të Apelit për shqyrtimin e çështjes në shkallë të parë ishte përcaktuar më parë me vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës dhe, për këtë arsye, nuk mund të vihej më në diskutim në këtë fazë të gjykimit.
Sa i përket themelit të çështjes, Kolegji vlerësoi se ushtrimi i diskrecionit nga organi publik në nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore normative i nënshtrohet kontrollit gjyqësor në funksion të respektimit të parimit të ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe proporcionalitetit. Në rastin konkret, pala e paditur nuk provoi në mënyrë të mjaftueshme nevojën dhe arsyetimin konkret për shfuqizimin e linjave për të cilat ishte licencuar pala paditëse, në kushtet kur akti i kundërshtuar prodhonte pasoja të menjëhershme mbi veprimtarinë e saj. Për këto arsye, Kolegji Administrativ vlerësoi se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj, duke lënë në fuqi shfuqizimin e pjesshëm të udhëzimit nr. 265/2017.
1. Abonohu në buletinin informativ elektronik
2. Njihu me jurisprudencën në JUDIX
Kontakto:
Tel.: +355 4 2257304;
Fax: +355 (4) 228837;
Adresa postare: Rruga: \"Ibrahim Rugova\", nr. 20, 1001, Tiranë, Shqipëri.
","text_en":"
"}]}]}}},"pageContext":{"id":"2428","lang":"sq","type":"BULLETIN"}},"staticQueryHashes":["1295911113","1744762576","3008750273","3766203821","3895700538","4032999926"]}